Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbët në veri heqin gjendjen e jashtëzakonshme!
English

Serbët në veri heqin gjendjen e jashtëzakonshme!

Mitrovicë, 13 gusht 2011, NOA - I ashtuquajturi Shtabi serb i krizës në veri të Kosovës ka shfuqizuar të premten gjendjen e jashtëzakonshme, të cilën e kishte shpallur më 26 korrik, pas aksionit të Policisë së Kosovës për të marrë nën kontroll dy pikat kufitare në veri të vendit, Jarinën e Bërnjakën.

E përditshmja kosovare “Koha Ditore” ka mësuar se një vendim të tillë e kanë marrë të premten i ashtuquajturi kryetar i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviç, katër të ashtuquajturit kryetarë të komunave në veri - Slavisha Ristiç (Zubin- Potok), Branko Niniç (Leposaviç), Kërstimir Pantiç (Mitrovica veriore) dhe Dragisha Miloviç (Zveçan).

Gjithashtu vendimin për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme e kanë pranuar edhe shefi i MUP-it serb për veriun e Kosovës, Gjorgje Dragoviç, i njohur si “Gjolle”, si dhe komandanti i Mbrojtjes territoriale serbe (ushtria e Serbisë v.j.).

Sipas këtyre burimeve, Shtabi i krizave në veri pas shqyrtimit të situatës së përgjithshme të sigurisë ka vlerësuar se situata në atë pjesë të vendit është e qëndrueshme dhe e qetë. “Qytetarët janë të liruar nga disa ndalesa që kanë ekzistuar për ta gjatë dy javëve të fundit dhe nuk ka nevojë të jenë në gjendje gatishmërie të shkallës së lartë si më parë. Ata mund të vazhdojnë pushimet e tyre, mirëpo të jenë të gatshëm për çdo situatë të mundshme që mund të krijohet”, thonë burime të gazetës.

Këto struktura shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në veri prej datës 26 korrik, duke i bërë thirrje të gjithë serbëve t’i përgjigjen kushtrimit në çdo rast nevoje.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi deklaroi se zyrtarët e lartpërmendur nuk kishin të drejtë të shpallnin gjendjen e jashtëzakonshme në veri të Kosovës.

“Ata nuk kanë të drejtë të shpallin gjendje të jashtëzakonshme sepse atë mund ta shpallë vetëm presidenti i Kosovës dhe jo ata”, tha ministri Rexhepi.

Ai nënvizoi se situata në veri nuk ishte e tillë për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme për asnjërin komunitet që jeton në atë pjesë, ku më së shumti popullohet nga banorë serbë.

KD/mit/NOA

KOMENTE