Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Minatorët vijojnë grevën e urisë në minierën e Bulqizës
English

Minatorët vijojnë grevën e urisë në minierën e Bulqizës

Bulqizë, 16 gusht 2011, NOA – Minatorët e Bulqizës vijojnë grevën e urisë në minierën e kromit në ditën e 23-të. Prej dy ditësh 13 grevistët që u ngujuan për 21 ditë në tokë janë zëvendësuar nga kolegët e tyre për shkak të rrënimit të gjendjes shëndetësore dhe rrezikut për jetën.

Tashmë edhe thirrjet e Repartit të Inspektim-Shpëtimit të Minierave për rrezikun e shembjes së minierës janë davaritur krejt duke lënë në fuqi vendimin e minatorëve për të vazhduar grevën deri në arritjen e kërkesave të tyre për rritjen e pagës me 20 përqind dhe kërkesën për investime në përmirësimin e kushteve të sigurisë dhe të punës në minierën e Bulqizës, e amortizuar nga moskryerja e investimeve prej shumë vitesh.

Madje mbetet ende e çuditshme mosndërhyrja për asnjë çast në këtë konflikt mes minatorëve dhe kompanisë ACR e autoriteteve të ministrisë së Punës, apo edhe kryeministrisë.

Pas takimit për kafeTiranë, pak ditë më parë mes gjashtë minatorësh dhe administratorit të kompanisë Albanian Crom, Giga Bedineishvili, një takim pa një rezultat mësohet se kërkesat e minatorëve të Bulqizës kanë qenë lajtmotiv i mbledhjes së bordit drejtues të kompanisë ACR në Austri.

Tashmë pritet që dita ditës të mësohet edhe vendimi i ACR-së, i cili nëse do të binte dakord me kërkesat do të pasonte përfundimin e grevës së urisë së minatorëve të Bulqizës.

Sot në përkrahje të minatorëve të ngujuar kanë mbërritur edhe minatorët e Rrëshenit dhe të Pukës.

mit/NOA

KOMENTE