Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekstradohet shkodrani Arben Mlloja, kërkohej për vrasje në tentativë
English

Ekstradohet shkodrani Arben Mlloja, kërkohej për vrasje në tentativë

Tiranë, 17 gusht 2011, NOA – Ekstradohet nga Italia në Shqipëri një shtetas shkodran i akuzuar për një vrasje të mbetur në tentativë.

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ekstradoi sot 37-vjeçarin Arben Adem Mlloja, lindur në Shkodër i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasi Arben Mlloja u dënua pasi në 19.01.2011, rreth orës 14.00, në ambientet e bar restorant “Bexhistani”, në Shkodër, qëlloi me armë zjarri dhe plagosi shtetasin Zamir S., ndërkohë që kishte si qëllim të vriste një person tjetër, i cili ndodhej në tavolinën ngjitur.

Pas ngjarjes Gjykata e Shkodrës e dënoi Mllojën me masën e sigurisë arrest në burg për veprën penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë, si dhe armëmbajtje pa leje.

Arben Mlloja u kap në 2 prill të këtij viti falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën.

I arrestuari iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me të mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

mit/NOA

KOMENTE