English

Haradinaj, nesër nis rigjykimi në Hagë

Hagë, 17 gusht, NOA - Në Tribunalin e Hagës nesër do të fillojë rigjykimi i ish-kryeministrit dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe ndaj Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Të premten është vendosur vazhdimi i gjykimit dhe paraqitja e provave. Ky është rasti i parë që Tribunali i Hagës po përsërit një proces gjyqësor.

Ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm më 3 prill të vitit 2008 nga trupi gjykues, por ndaj tij, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt, me kërkesë të prokurorisë së Tribunalit, Gjykata ka ngritur kallëzim penal për gjykim të pjesshëm.

Haradinaj ishte vetëdorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në mars të 2005-të dhe është liruar më 3 Prill 2008, për mungesë provash.

Korrik të vitit 2010 ai u ndal prapë në Hagë për rigjykim të pjesshëm, pas ankesës së prokurorisë lidhur me vendimin e 3 prillit 2008 për lirimin e Ramush Haradinajt.

shkurt të vitit 2011 Haradinaj ka dorëzuar imunitetin e tij si parlamentar i Kosovës për t’iu nënshtruar gjykimit të Gjykatës së Hagës. Haradinaj mbahet në Hagë nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në krime lufte në Kosovë në vitin 1998.

NOA/INA

KOMENTE