English

Parashikimi i motit për 18 gusht 2011

Tiranë, 17 gusht 2011, NOA- Edhe nesër vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Moti i kthjellët do të dominojë në zonat bregdetare dhe zonat e ulëta por në zonat malore do të ketë herë pas-here kalime vranësirash ku në zona të veçanta do të gjenerojnë shira të izoluar.

Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditës zonat malore verilindore dhe juglindore do të rrezikohen nga shira të dobët dhe afat-shkurtër ndërsa e gjithë pjesa tjetër e territorit do të mbetet në kushte stabilizuese atmosferike ku kthjellimet do të jenë dominuese. Gjatë natës parashikohet që edhe në zonat malore shirat të largohen gradualisht duke ja lënë vendin kthjellimeve.

Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat maksimale.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 25 km/h dhe drejtim Perëndimor ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë 2 ballë.

Europa

Nesër, pjesa më e madhe e kontinentit do të jetë me kushte të qëndrueshme atmosferike pasi moti i kthjellët do të jetë dominues në pjesën më të madhe të tij përjashtim bëjnë Europa verilindore si edhe gadishulli Skandinav ku vranësirat dhe shirat do te dominojnë gjatë gjithë ditës. Po ashtu vranësira dhe shira të dobët do të ketë në Britani, në Alpe si edhe në veri të Italisë por në këto zona do të ketë edhe intervale kthjellimesh. Ndërsa temperatura të larta do të përjetojë një pjesë e Ballkanit si edhe jugperëndimi i Europës.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Skandinavia alarmon për rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere

- Zona e Alpeve alarmon shira të dobët por temperatura të ulëta

- Britania rrezikohet nga rrebeshe shiu dhe stuhi me rrufe

a.y/NOA

KOMENTE