English

Barcelona mund Realin e Madridit, fiton Superkupën e Spanjës

Barcelonë, 18 Gusht 2011 NOA/ Rid Bulku – Ka përfunduar me fitoren e Barcelonës, ndeshja e vlefshme për Superkupën e Mbretërisë së Spanjës, pas tre golave që ekipi i Guardiolës bëri ndaj Realit të Madridit i cili arriti të shënojë vetëm dy herë.

Ndeshja u karakterizua jo vetëm me një “lumë” golash, pesë, por edhe me një “lumë” kartonësh të kuq që nuk u kursyen prej arbitrit Fernandez Borbalan.

Golin e parë e shënoi në minutën e 15-të, Iniesta duke çuar në avantazh Barçën.

Gjashtë minuta më vonë ishte Ronaldo që riktheu në pikën zero ndeshjen duke barazuar me një gol i cili gëzimin nuk e pati shumë të gjatë pasi në fund të pjesës së parë, ishte Messi që e kaloi sërish Barcelonën në avantazh.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, Benzema e barazoi sërish rezultatin por dy minuta para se të mbyllej koha e rregullt e finales së Superkupës, Messi shënon golin e tretë të Barçës.

Minutat e fundit të ndeshjes, plot përplasje mes lojtarëve të dy ekipeve duke e tensionuar për afro gjashtë minuta situarën në fushën e blertë.

Arbitri Fernandez Borbalan largoi me kartonë të kuq tre prej “kryeneçëve”. BARCELONA-REAL MADRID 3-2 Barcellona (4-3-3): Valdes; Dani Alves, Mascherano, Piqué, Abidal; Busquets (40' st Keita), Xavi (37' st Fabregas), Iniesta; Pedro, Messi, Villa (28' st Adriano). Rezervë: Pinto, Fontàs, Thiago Alcantara, Sanchez. Trajner:Guardiola. Real Madrid (4-2-3-1): Casillas; Sergio Ramos, Pepe, Carvalho, Coentrao; Xabi Alonso, Khedira (1' st Marcelo); Di Maria (19' st Higuain), Oezil (33' st Kakà), C.Ronaldo; Benzema. Rezervë:Adàn, Albiol, Arbeloa, Callejon.Trajner: Mourinho. Arbitër: Fernandez Borbalan Golashënuesit: 15' Iniesta (Barcelona); 20' Ronaldo (Real i Madridit); 45' Messi (Barcelona); 37' st Benzema (Real i Madridit); 43' st Messi (Barcelona) Kartonë të verdhë: Khedira (Real i Madridit), Xavi (Barcelona), Mascherano (Barcelona), Ronaldo (Real i Madridit), Pepe (Real i Madridit), Sergio Ramos (Real i Madridit), Coentrao (Real i Madridit) Kartonë të Kuq: 49' st Marcelo (R), Pepe (R), Villa (B)

Minutë pas minute

94' RealNë valën e sherrit që kishte shpërthyer, edhe një shenjë me dorë nga Mourinho ndaj ndihmësit të Guardiola. Arbitri nuk e pa.

94' RealDëmtim i Fabregas nga Marcelo, karton i kuq për brazilianin, sherri final mbyllet me nxjerrjen jashtë fushe me karton të kuq edhe për Oezil e Villa. 91' BarçaFabregas spedisce Messi verso la porta, Casillas devia con la suola il pallone del 4-2 88' Gol i Barçës! Messi!

82' BarçaMenjëherë pas golit të Benzema, hyn Fabregas, nën ovacionet e tifozëve

82' Gol i Realit të Madridit! Benzema. Ishte një goditje nga këndi e Kakà, Benzema thërret Valdes por mbrojtja e Barçës mbette e pafuqishme. Francezi arrin të çojë topin në rrjetë

78' RealHyn Kakà, zëvendëson Oezil 54'Momenti i parë i tensionit në fushë, nisur nga një goditje e Marcelo ndaj Messi. Sherr mes lojtarësh që përfundon me kartona të verdhë për Mascherano dhe Ronaldo, poi faccia a faccia molto ravvicinato tra gli stessi Marcelo e Messi. 45' Gol i Barçës! Messi! Një gol i mrekullueshëm i Barcelonës: Barcelona-Real 2-1

20' Gol i Realit! Ronaldo!

15' Gol i Barçës! Iniesta!Messi arrin të kapërcejë në mesfushë dy kundërshtarë, mbrojtja e Realit mbetet e lartë, por Iniesta arrin të depërtojë dhe befason Casillas duke “shpërthyer” portën e Realit. Barcelona-Real 1-0 13' BarçaMessi non arriva per un soffio su un tracciante in area di Pedro 12' RealSpunto di Ronaldo a sinistra, cross deviato, palla che sfila pericolosamente nell'area piccola del Barça 1' RealNisje agresive e ndeshjes nga ana e madrilenëve. Një top “i vjedhur” në 20 metra, Ronaldo nuk arrin të shënojë.

r.b/e.t/NOA

KOMENTE
  • LINDA07:46 - 18 Gusht 2011
    ISHTE NJE NDESHJE FANTASTIKE ME GOLA TE MREKULLUSHEM. MESSI ISHTE YLLI I MBREMJES ,PRA ISHTE NJE NDESHJE QE NUK DO TE HARROHET KURRE....