Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kush është Santa Lucia, shteti i 81-të anëtar i OKB që njeh Republikën e Kosovës
English

Kush është Santa Lucia, shteti i 81-të anëtar i OKB që njeh Republikën e Kosovës

Prishtinë, 20 gusht 2011 NOA Update- Santa Lucia ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, duke e rritur në 81 numrin e shteteve anëtare të OKB-së, që e kanë njohur Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës.

Kjo njohje është rezultat i angazhimit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili më 18 maj 2011 në Nju Jork ka marrë premtim nga Ministri i Punëve të Jashtme të Santa Lucias, Rufus Bousquet, se vendi i tij do ta njoh shumë shpejt Kosovën.

Në notën verbale të njohjes nga Santa Lucia theksohet se Misioni i Përhershëm i saj në Nju Jork është i autorizuar të filloj procesin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje dhe se akti i nënshkrimit të marrëveshjes konsiderohet njohje faktike dhe juridike e Republikës së Kosovës nga shteti i Santa Lucias.

Zëdhënësi i MPJ-së, Artan Behrami, gjatë prezantimit para medieve të njohjes së Kosovës nga Santa Lucia ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka marrë sot konfirmimin nga ky shtet, për njohjen e Republikës së Kosovës.

“Santa Lucia e njeh Republikën e Kosovës dhe sot në Nju York ambasadorët e të dyja vendeve e bëjnë nënshkrimin e marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe për njohje faktike, juridike të shtetit të Kosovës nga Santa Lucia”, ka bërë të ditur Behrami.

Zëdhënësi i MPJ-së, po ashtu bëri të ditur se edhe katër vendet tjera nga shtetet e Carikom-it, me përfaqësuesit e të cilave është takuar Ministri i Punëve të Jashtme në muajin korrik, mund ta njohin Republikën e Kosovës.

Njohjet e fundit janë rezultat i implementimit të Strategjisë për njohjen e Republikës së Kosovës, e cila tashmë ka filluar të jap efektet e pritura me rastin e miratimit nga Qeveria e Kosovës.

Santa Lucia është një ishull në pjesën lindore të detit të Karaibeve. Ajo ka një sipërfaqe prej 620 km2 dhe ka një popullsi prej rreth 173, 765. Santa Lucia është anëtare e Kombeve të Bashkuara që nga 18 shtatori i vitit 1979

a.b/NOA

KOMENTE