English

Rexhepi: Nuk ka asnjë aksion në veri, ky është mendim i serbëve

E mërkurë, 24 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Lidhur me operacionet e Njësisë Speciale në veri të Kosovës ka reaguar Ministri i Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi.

një deklaratë për mediat ai u shpreh se nga ana e ROSU nuk do të ndërmerret asnjë aksion për arrestime, por thjesht po bëhen ushtrime.

një deklaratë të shkurtër Rexhepi është shprehur se, “Ka qenë vetëm një ushtrim i forcave speciale ROSU dhe asgjë tjetër. Ky ushtrim është mbajtur në Jug të Mitrovicës, por serbët kanë menduar se po shkojnë drejt tyre”.

Më herët mediat kosovare bën me dije se operacioni i Policisë Speciale bëhej me qëllim kapjen e autorëve të vrasjes së oficerit Enver Zyberaj si dhe të autorëve të djegies së pikës kufitare të Jarinjës, ngjarje të ndodhura më 25 korrik.

a.y/NOA

KOMENTE