Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rruga e pandryshuar e Ramës
English

Rruga e pandryshuar e Ramës

Nga Mimoza Dervishi

Unë nuk mendoj se Shqipërisë do ti vijë më një politikan si Edi Rama, që edhe me dëshpërimin e tij këto dy vitet e fundit, hyn tek njerëzit që kanë moral. Vetëm njerëzit me ndërgjegje shokohen nga krimi i votës, dëshpërohen kur vendi shkon teposhtë, mundohen të gjejnë forca të ringrihen. Të tjerët, ata që tejmbushin Shqipërinë sot, politikanët pa moral, pa ndërgjegje, batakcinj të dorës së parë nuk do kishin lënë ferrë e shkurre pa djegur për të ardhur në pushtet. Vendin do ta kishin kthyer përmbys, jo për hir të shqiptarëve, por për hir të një copë karrigeje.

Personalisht nuk më vjen as të shkruaj, as të flas më, në një vend me ndërgjegje të kalbur qytetare, që shet të ardhmen e fëmijëve për një thes me miell. Shpesh përpiqem të hyj në këpucët e qytetarëve të varfër shqiptarë! Pyes veten: a do ta shisja votën për të ushqyer për dy ditë fëmijët dhe jo pak herë i kam justifikuar nën zë, me një dëshpërim të pakufi. Por cdo gjë e ka një kufi dhe zgjedhjet e fundit vendore i vunë vulën një dëshpërimi akoma më të madh, e ngaqë e dua vendin dhe rracën time, kam qenë e frikësuar ta pohoj me zë të lartë: E pra nuk na e ka fajin Berisha! Monstra është tërësisht pjellë shqiptare dhe asgjë nuk duket përbindëshe në një realitet shqiptar. Shqiptarët përfundimisht meritojnë kë kanë në krye. Ne jemi ajo lloj rrace që lejojmë një kafshë të na vjedhi e vrasi por nuk durojmë dot qimen tek Edi Rama, nuk pranojmë dot përshmbull mos ketë demokraci të brendshme në PS, jo sepse duam që diku të mbetet demokracia gjallë e se kjo do ti shërbejë vendit, por sepse vdesim të gjejmë dicka për të kritikuar një njeri që na duket ndryshe, që kërkon të na ndryshojë, që kërkon të na udhëheqë për të shkaar drejt ndryshimit. E pra Shqipëria nuk është gati as për Edi Ramën, as për të jetuar ndryshe. Shqipëria e meriton aty ku është, një vend ku fondacioni i besimit është thyer që nga koha e komunizmit dhe nuk është ngjitur ende sepse në krye vazhdon të jetë një komunist.

Duke futur dhe veten në këtë histori e duke folur me “ne”, kërkoj ndjesën time se mos ndoshta nuk kam bërë aq sa duhet, por në përgjithësi ndërgjegjen e kam të larë, që kam qenë gjithmone në krahun e duhur dhe jo në atë të pseudoanalistëve, që kam suportuar në cdo hap Ramën ashtu sikur edhe sot me kënaqësi të madhe i kam lexuar dy editorialet e fundit, jo aq për vlerat e tij si publicist që janë të arrira megjithatë, por për ato që thotë midis rreshtave. Ka thënë atë që duhet ta thonim të gjithë ne, që nuk jemi përlyer me asnjë pushtet, që nuk i lëpihemi asnjë kryeministri dhe që mendojmë se të jesh në anën e opozitës është misioni më fisnik në botë. Ne duke mos thënë atë që ka thënë Edi Rama në dy shkrimet e fundit, e kemi detyruar ate vetë të na e thotë edhe njëherë se ku qëndron ai sot dhe cili është pozicioni i tij. Eshtë ai që ka qenë, i pandryshuar, absolutisht as edhe një grimë.

Por thjesht dhe më hapur se kurrë, Rama po na tregon sesi shqiptarët dështuan të kuptojnë se kësaj radhe nuk ishte radha e Edi Ramës të ngrihej në revolucion për votën që ju vodh në 8 maj, ditën me diell për turp të njerëzimit. Ishte radha e shqiptarëve. Rama ishte dhe është në revolucion pikërisht për votën e vjedhur qysh prej dy vjetësh. Askush nuk e ka memorien aq të shkurtër, sa mos kujtojë sa shumë u kritikua dhe u përfol se kjo nuk na ishte betejë për votën e vjedhur. Sa shumë arsye dredharake dhe të pasinqerta ju vunë sipër betejës së tij, ku sigurisht mbizotëronte ajo më skandalozja, se kjo ishte një betejë thjesht personale. E pra vjedhja e votës, sic u tregua më 8 maj nuk ishte vjedhje ndaj Edi Ramës, ishte vjedhje ndaj shqiptarëve, ashtu sic është cdo lloj vjedhje vote, një dëm i madh, më kolosali që mund ti bësh një shoqërie. Por unë nuk mendoj se ajo vjedhje bastarde që u pa live në televizor ishte e vetmja tragjedi e këtyre zgjedhjeve. Ka dicka më të madhe dhe tragjike që shkon përtej Tiranës, përtej vjedhjes së momentit që i vë vulën të gjithave:

Qoftë dhe një vote e hedhur për Ilir Metën do përbënte një turp historik, nga ato që njollosin gjithë shoqërinë, gjithë sistemin dhe që përdhosin keqas të ardhmen e atij vendi. Harrojini aleancat e turpshme të Metës me Berishen, harrojeni korrupsionin nën zë për gjithë aferat e tij, që nga koha e të qenit kryeministër, më pas me LSI e së fundmi ne qeverinë e banditëve. Por kur shqiptarëve u tregohet me zë e figurë se si i bën paratë ky njeri, në kurriz të kujt i bën dhe sa është fitimi në 7 sekonda, një mendje edhe nën nivelin mesatar ta thotë se ky njeri ka ikur me turp njëherë e përgjithmonë nga politika shqiptare. Dhe sigurisht më optimistët do donin ta shihnin pas qelisë. Por harrojeni këtë ëndërr. Populli, në një shtet kusarësh, pa drejtësi e pa ligje, s’ka shumë në dorë, përvecse një gjëje krejt të cmuar: VOTES. Po kur kjo votë i jepet sërish hajdutit duke i thënë se ti je politikani që na duhesh, të lutem na vidh se kështu ndjehemi të lumtur dhe pastaj po protestuam edhe na vrit, se kështu na shijon më shumë… e pra mos prisni Edi Ramën të vijë tju shpëtojë barkun e tharë për bukë dhe shpirtin e katranosur pa moral. Ilir Meta është bash i duhuri. Madje po të më dëgjoni mua, vihuni në radhë cdo ditë dhe shkoni puthini dorën si Don Corleones….As që dua tja di për arsyet e atyre që shitën votën tek Ilir Meta, në djall vafshi të gjithe ju që e votuat dhe qe sot na bëni me turp të quhemi shqiptarë!

Ashtu sikur nuk i gjej shpjegim per ata që votuan Lulzim Bashën! Nuk kishte asnjë arsye që diferenca mes Ramës dhe tij të ishte me dhjetë vota. Duke votuar një hajdut ”par excellence”, një vemje që urdhërëoi të qëllohej mbi katër shqiptarë të pafajshëm, keni votuar bash fundin tuaj. Gjaku i atyre vitkimave në mos ju ka zënë, do tju zërë shumë shpejt kokë e këmbë. Dhe këtu nuk e kam fjalën për mijëra të transportuar si bagëti nga zonat e thella, bagëtitë, bagëti do mbeten, pa ndërgjegje, pa vetëdije, pa moral. Thjesht hidhi për të ngrënë dhe janë në rregull. E kam fjalën për tiranasit, sado pak qofshin që me vetëdije hodhën votën për një palaco që qesh.

E kam fjalën dhe për ata të tjerët, që ishin padiskutim shumica që hodhën votën me ndërgjegje dhe besim për Edi Ramën dhe PS-në. Edhe ashtu sic doli rezultati, i zgjedhuri juaj ishte fitues. Vjedhja më pas u përcoll me shqyerje sysh ma do mendja, dëshpërim të frikshëm por… pa revoltë. Sepse në fund të fundit nuk ishte 1997-a, dhe Berisha thjesht votën po ju vidhte kësaj radhe, jo paratë si ato kohë. Të paktën kështu ju duket në aparencë. Ja ky lloj populli jemi ne, që vetëm po të na fusësh dorën direkt në xhep e të na marrësh 5 lekë, ngrihemi të vrasim, madje vrasim dhe vëllain dhe xhaxhain dhe nipin po të na rrëmbejë qofte dhe vijën e ujit, por kurrësesi vjedhja e votës nuk na duket vjedhje. Duke kujtuar ’97-ën dhe mësimin gjigant se një diktator si Berisha nuk përmbyset ndryshe, vecse me revolucion, shoh sot që revokohen këto kohë dhe të quajturit “radikalë” kërkojnë revolucion. Bëjeni revolucionin po ja u mbajti! Edi Rama ka dy vjet që e ka nisur revolucionin e tij, i shumëkritikuar edhe për tubimet krejtësisht paqësore edhe për ato pak më agresive, edhe për grevën e rrallë të urisë me deputetë e qytetarë, edhe për mos bërjen pak me Ilir Metën, i kritikuar për luftën me të gjithë. Po kush jane të gjithët? Jane thjesht një tufë bashibozukësh që vetëm kanë përfituar nga pushteti duke filluar mu aty brenda partisë që Rama drejton. Një parti që Fatos Nano e ktheu në një qebabtore pijanecesh e hajdutesh, ndaj s’ka fare vend për drithërima pse Rama përjashton të vjetrit kur në fakt ata vetëpërjashtohen sa herë Berish u premton kocka. E kjo nuk ka lidhje me demokracinë e brendshme, por si gjithmonë koncepti shqiptaresk është me kokë poshtë.

Dhe së fundmi dëshpërimi im personal vjen se njerëz si unë jemi etiketuar ekstremisht pro Edi Ramës, dhe kurrë ekstremisht pro votës së lirë. Me kënaqësi e pranoj dhe të parën, por mendoj se anoj më shumë nga e dyta dhe sido ta kishte pasur emrin Edi Rama, do kisha pasur të njejtin qëndrim. E pra unë “ekstremistja”, sot nuk jam me “radikalët”, po jam seëish me Edi Ramën dhe e lexoj me endje mënyrën si ka vendosur ti flasë publikut para se të vijë shtatori. Më pëlqen jashte mase që grevën e minatorëve të Bulqizës e përcolli ashtu sic e përcolli, me një shkrim…Cfarë prisnit ju, të shkonte në Bulqizëe dhe të sakrifkohej në një cadër ngjitur në grevën e tij të urisë. A nuk do tju dukej Deja Vu… dhe do fillonit ta tallnit pse ka hyrë të vdesi aty brenda. Si i bëhet hallit të votava të bulqizakëve, dini gjë për kë i dhanë? Ku shkoi lufta dy vjecare e Ramës për ti bindur mos tja japin votën një gjakpirësi?

Dhe për mbyllje: une e dua tmerrësisht shumë Shqipërinë dhe s’paska dhimbje më të madhe se ta shohësh keq, përsëri e përsëri. Por këto kohë kam gjetur një lloj prehje me vehten tek menyra sesi funskionon media dhe politika në Amerikë. Po e shijoj plotësisht sesi politikave të ngathëta të Obamës po i bien dhe analistët më të flaktë që ka pasur dikur me vete. Nuk po e bëjnë për tu dukur të paanshëm, as që e vrasin mendjen fare se si do duken, ata shkruajnë dhe thonë pikërisht atë që ndjejnë se është e drejtë. Dukja është fenomen mesjetar, thellësisht shqiptar. Analistët e këtushëm kur ishte fjala për të hequr republikanët nga pushteti, u bën njesh dhe nuk deshën tja dinin as për opinionin e masës, as për uljen e lexuesve apo shikuesve. Ata mendonin se ishte principale të zgjidhnin një njeri si Obama dhe e bënë.

Kurse sot në Shqipëri, edhe ato pak kokrra të mbetura, që kritikojnë pushtetin, bëjnë si bëjnë e kritikojnë edhe Ramën, thjesht se duhet të duken të paanshëm, se mbizoteëron fryma që po të mbrosh njerin krah (që cuditërisht është ai opozitar), dukesh ekstremist. Ose ndoshta e bëjnë se si bien dot murit me kokë, por nuk është gjëja e duhur gjithësesi. Dhe meqë ka shumë që vdesin nëpër shkrime ti japin mend Edi Ramës sesi të veprojë, ndonjëhere duhet të pranojnë dhe të anasjelltën, që lideri i opozitëes tu tregojë atyre si duhet të veprojnë. Shkrimet e fundit të Ramës e kanë dhe këtë cilësi. Revolucini bëhet përmes medias, dhe këtë nuk pritëm ta mesojmë nga bota arabe e këtij viti, por në shqiptaret e kemi praktikuar vetë dikur në 1997-ën. Kur mediat ishin në krahun e duhur, ne kohen e duhur. E pra sot baltovinës së moralit shqiptar, i eshte bashkangjitur tërësisht dhe media medikore, e paaftë, pisanjose shqiptare. Që hesht per gjakun për e shqiptarëve në bulevard, por ama ka cipë e faqe të kritikojë corapet e kuqe të Edi Rames.

Dhe kjo nuk është thjesht një metaforë, është thelbi i të tërës: për shqiptarët, një hajdut dhe një vrasës mund të qeverisë, por jo ama një njeri me ndërgjegje, moral dhe vizion, që trishtohet njësoj si unë e si ti për vjedhjen e votës. Sepse ky i fundit bën dhe gabime mikroskopike në rrugën e tij të tejmbushur me gjemba halabakësh, të etur për pushtet brenda dhe jashte partisë që drejton. Por e kemi më të lehtë për ta sharë, sepse nuk na vret.

KOMENTE