Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha- Makolli: Në Shqipëri do të ngrihet Komiteti i Diasporës
English

Berisha- Makolli: Në Shqipëri do të ngrihet Komiteti i Diasporës

Tiranë, 26 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Kryeministri i vendit Sali Berisha, gjatë ditës së sotme priti në një takim ministrin e Diasporës së Kosovës, Ibrahim Makolli ku i paraqiti planet dhe vëmendjen e qeverisë shqiptare ndaj diasporës.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri Berisha vlerësoi kontributin e rëndësishëm të diasporës shqiptare duke e cilësuar atë si thellësisht atdhetare dhe që i ka shërbyer me devotshmëri çështjeve kombëtare gjatë gjithë kësaj periudhe.

Ai i shprehu vlerësimet ministrit Makolli dhe i uroi sukses në misionin e rëndësishëm për ruajtjen dhe kultivimin e identitetit shqiptar në diasporë.

Ndërsa nga ana e tij, ministri Makolli i shprehu vlerësimet Kryeministrit Berisha për kontributin e jashtëzakonshëm të kryeministrit dhe të qeverisë shqiptare për promovimin e çështjeve kombëtare në përgjithësi dhe në veçanti për kontributin për Kosovën e për njohjen e plotë të pavarësisë të shtetit më të ri të Evropës.

Në vijim të bisedës mes tyre u rikonfirmua vendosmëria dhe angazhimi i të dy vendeve për të ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë dhe për të zhvilluar një përqasje të përbashkët ndaj diasporës shqiptare me qëllim ruajtjen dhe kultivimin e identitetit dhe kulturës kombëtare, të lidhjeve të ngushta me diasporën.

Të dy biseduesit ndanë mendimin se diaspora, tashmë është shndërruar jo vetëm në një kontribuues të fuqishëm ekonomik për vendet, por edhe në një faktor të rëndësishëm politik e intelektual dhe një urë e rëndësishme për thellimin dhe konsolidimin e miqësisë midis Shqipërisë, Kosovës dhe rajonit tonë me të gjitha vendet ku ata ndodhen.

Sakaq Kryeministri Berisha e njohu ministrin Makolli se së shpejti do të ngrihet në Shqipëri Komiteti i Diasporës, i cili do të ketë si mision të tij dhe do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë lidhjeve me diasporën, si dhe kultivimin e identitetit të saj kombëtar.

Krahas tyre kreu i qeverisë tha se ky Komitet do të ndihmojë në promovimin e arsimimit në gjuhën amtare dhe do të ketë si përparësi të punës së tij bashkëpunimin e ngushtë me ministrinë e Diasporës së Kosovës dhe me institucionet e tjera në vendet e rajonit, të cilat kanë si mision të tyre marrëdhëniet me shqiptarët jashtë atdheut.

Në përfundim të takimit, u theksua rëndësia që shqiptarët e diasporës të kenë të drejtë vote pavarësisht distancës, si një e drejtë kushtetuese, duke u krijuar sa më shpejtë mundësia infrastrukturore për të votuar në zgjedhjet demokratike si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Alban Memushi15:42 - 26 Gusht 2011
    Po po shiko salinuci i sheqeres e vodhi shqiperine dhe i vrau shqiptaret tani i duhet edhe diaspora. Ky eshte bere me keq se enveri i ka hipur ne mendje se do ta rrezoj diaspora tani ! Do qe ti kontrolloi dhe ata grupi i salinucit . Po mire dhe ky makolli salin gjeti te falenderoj ! Salinuci i sheqeres eshte njeriu i fundit qe do kontribonte per kombin shqiptare , ai tradhetare i keti kombi dhe si i tille do treguar me gisht . Stalinuc kerm e shqiperis pac harrem qumshtin n'sis , pac mallkim e shqipnis ti kopili i partis.