Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bilanci i Policisë së Tiranës: Është rritur kriminaliteti, për 7 muaj u kapën 309 persona
English

Bilanci i Policisë së Tiranës: Është rritur kriminaliteti, për 7 muaj u kapën 309 persona

Tiranë, 29 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Policia e kryeqytetit ka bërë bilancin e punës 7 mujore, ku si rrjedhojë e operacionit të koduar “Kërkimi Intensiv III” janë kapur 221 persona të shpallur në kërkim dhe 88 persona për armëmbajtje pa leje.

Mësohet se operacioni i kryer nga strukturat e hetimit dhe të Parandalimit të Krimit të Policisë së Kryeqytetit, gjatë periudhës JanarKorrik 2011 ka evidentuar, kapur dhe ndjekur penalisht 88 persona për konsumim të veprës penale të “Armëmbajtjes pa leje”, ndërkohë krahasuar me të njëjtën periudhë të viti të shkuar, JanarKorrik 2010 janë kapur 69 persona për armëmbajtje pa leje.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Policia e Tiranës, bëhet me dije se vetëm për muajin Gusht janë kapur 15 shtetas për armëmbajtje pa leje, ndërsa në të njëjtin muaj e një viti më parë janë kapur 8 persona.

Ndërkohë gjatë shtatë mujorit të lënë pas, janë kapur 221 persona në kërkim të shpallur me vendim Gjykate për vepra të ndryshme penale, ndërsa gjatë vitit të shkuar janë kapur 157 persona në kërkim.

Mësohet se gjatë muajit Gusht 2011 janë kapur 29 persona në kërkim ndërsa në të njëjtin muaj të një viti më parë, janë kapur 24 persona në kërkim, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Në analizën e bërë për punë ne kryer gjatë këtyre 7 muajve, Policia e Tiranës thekson se, është shënuar një rritje e ndjeshme si në zbulimin dhe evidentimin e një numri më të madh të veprave penale në krahasim me periudhat paraardhëse, ashtu dhe në goditjen e grupeve të organizuara kriminale.

a.y/NOA

KOMENTE