English

Parashikimi i motit për 2 shtator 2011

Tiranë, 1 shtator 2011, NOA- Vendi ynë nesër do të jetë me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të dominojnë në pjesën më të madhe të territorit përjashtim bën ekstremi verior ku gjatë orëve të mesditës do të ketë shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të dobëta shiu.

Sipas MeteoALB, edhe gjatë pasdites ekstremi verior do të mbetet me vranësira dhe shira të dobët e afat-shkurtër ndërsa e gjithë pjesa tjetër e territorit do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët por vranësira të lehta do të shfaqen në qendër të territorit. Parashikohet që gjatë natës vranësirat dhe shirat të jenë prezent në veri dhe verilindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme ato do të qëndrojnë konstante si në vlerat minimale dhe në ato maksimale.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 38 km/h dhe drejtim Veriperëndimor ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe Jon do të mbetet 2 ballë.

Europa

Nesër, pjesa më e madhe e kontinentit Europin do të karakterizohet nga moti i paqëndrueshëm me vranësira dhe shira. Në këto kushte do të ndodhet Europa Verilindor, jugperëndimore, një pjesë e Europës Qendrore dhe Ballkani Verior. Shira të konsiderueshëm do të bien në jugperëndim të kontinentit sidomos në Portugali të cilat do të shoqërohen me stuhi të forta ere dhe për pasojë do të sjellin dallgëzim në det. Gjithashtu problematike do të paraqitet situata në Zonën e Alpeve dhe në Ballkanin verior pasi në mesditë vranësirat do të grumbullohen dhe do të gjenerojnë shira në formë rrebeshi shoqëruar me shkarkesa rrufesh. Me vranësira dhe shira do të jetë edhe Europa Lindore si dhe ishujt Britanike, por shirat do të jenë të dobët. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Zona e alpeve rrezikohet nga stuhi të forta ere dhe shira

- Ballkani verior do të mbetet me shira të dendur dhe shkarkesa rrufesh

- Portugalia alarmon shira të dendur dhe dallgëzim të lartë në det

a.y/NOA

KOMENTE