English

Ahmad Masud, “Luani i Panshirit” viktima e parë e terrorit

Nga Ettore Mo

Fliste shumë mirë frëngjisht, të cilën e kishte mësuar në Kabul (Afganistan) që kur ishte nxënës liceu. Më pas u regjistrua në Universitet për arkitekturë, por nuk u diplomua, trazuar nga “impulsi revolucionar”, siç shkruan edhe në biografinë e tij “që i kishte vënë zjarrin zemrës dhe mendjes së tij”. Ishtë në thelb një gjaknxehtë. Kryqëzata Massud kishtë nisur ndërkohë në vitin 1975, në një përpjekje për të shpëtuar Panshirin, por kishte dështuar. E njëjta përpjekje dhe i njëti dështim u përsërit dhe katër vjet më vonë, kur pushteti qëndronte i fortë në duart e presidentit, Muhammad Taraki dhe e kryeministrit, Afizullah Amin. Në atë kohë, në vitin 1981, ish-studenti i Universitetit, vetëm 26 vjeç, ishte ndërkohë një legjendë: betejat epike të muxhahedinëve kundër forcave rusëve e kishin bërë pak nga pak të njohur. Në fakt ai nuk ndryshonte shumë nga moshatarët e tij, i heshtur, një fytyrë të mprehtë, sy të errët mjaft të shndritshëm që mvisheshin herë pas herë nga një vello melankolie. Pamje e tij nuk kishte asgjë arrogante apo autoritare, por arrinte t’u imponohej të tjerëve falë forcës së brendshme, që dukej sikur të urdhëronte pa qenë nevoja të hapte gojën fare. I mjaftonin sytë dhe një gjest i shpejtë me duar për t’u thënë djemve se çfarë duhet të bënin dhe ku duhej të shkonin…Dhe kështu vjen shkurti i vitit 1989 kur gradualisht në Afganistan hyjnë trupat ruse. “Ushtria e kuqe” ndodhet në urën Amu Darya ku nga larg shihej silueta e një gjenerali rus. që me dorën e ngritur lart. përshëndeste për herë të fundit Afganistanin. Por paqja nuk duket në këtë vend, e të mendosh se në vite jo dhe aq të largëta ishte oazi i lumturisë dhe i meditimit, kur në “Chicken Street”- rruga më e famshme e kryeqytetit- hipi-të, bijtë e luleve, humbisnin mes alkoolit dhe marihuanës. Ndërkohë që i njëjti president Karzai e përshkruan Kabulin, në librin e tij autobiografik, si “qytet i pastër, i rregullt dhe kozmopolit”. Por këto kohë kanë perënduar tashmë. Kabuli sot është një qytet i blinduar, i rrethuar me tela me gjemba, dhe në çdo cep rrugë dhe udhëkryqi është vendosur nga një postobllok; ndërsa në muret e shtëpive dhe në sheshe shihen postera me protretin e Ahmad Shah Massud, që ka mbetur “i vetmi hero i vërtetë i kombit për të cilin të gjithë lotojnë”. Në biografinë e shkruar me shumë kujdes nga shkrimtari Maichael Barry “luani i Panshir-it”, përshkruhet si i sjellshëm dhe karakterizohet nga “një ndenjë e thellë mëshire dhe dashurie”, nga e cila nuk përjashtoheshin as armiqtë e tij si komandanti Amer Sahib. Eksodi i forcave ruse nuk i dha fund luftës siç shumë kishin shpresuar. Për tre vjet me rradhë vendi ishte në duart e folisovjetikut Najibullah, por në vitin 1992, pas pushtimit spektakolar të Kabulit nga komandanti “taxhiko” dhe luftëtarëvë të tij, filloi përleshja. Në vitin 1996, Massud mbeti “i rrethuar” në luginën e tij nga turma e të ashtuquajturve “Luftëtarët e Zotit”, i harruar nga të gjithë. U shfaq në Strasburg, më 17 prill të vitit 2001, ku kishte ardhur t’i kërkonte ndihmë Europës. U prezantua me veshjen e tij afgane prej liri të bardhë. Ishte 47 vjeç dhe dukej tepër i pikëlluar. “Qeveritë europiane – shprehu ai pikëllimin e tij- nuk arrijnë ta kuptojnë se unë nuk luftoj për Panshirin tim, por për t’i bërë bllok zgjerimit të fondamnetalizmit islamik”. Atentati vdekjepurës ndodhi më 9 shtator të vitit 2001, në një nga lagjet e varfëra të Khoja Bahauddin, në selinë qëndrore të Aleancës Veriore, ku Massud ishte fshehur për t’iu ikur vrasësve. Por ata e gjetën gjithsesi mënyrën për ta eliminuar një nga protagonstët më të mëdhenj të rezistencës dhe të vetmin që gëzonte një prestigj ndërkombëtar. Ndodhi pikërisht kështu: dy kamikazët u prezantuan si gazetarë dhe mbanin në duar një kamera të mbushur me eksploziv. Kohë më pas krahu i tij i djathtë Khalili që mbeti i plagosur rëndë do të rrëfente se në momentet e fundit para atentatit dy strategët kishin diskutuar për Viktor Hugon dhe Dante Aligerin. “Ai nuk kishte mbaruar Akademinë Ushtarake, por dinte gjithçka mbi armët dhe strategjitë luftarake. Por ishte gjithashtu edhe një njeri shumë i lexuar dhe intelektual. Në kohën e lirë u lexonte poezi ushtarëve të tij, duke shtuar se këta talebanë të mallkuar me fanatizmin e tyre e kishin khtyer Afganistanin 5 shekuj mbrapa. “Luani i Panshirit” u varros në Sareka në kodrën e dëshmorëve që ndodhet në veri të Bazarak, në prani të një turme të madhe njerëzish, veshur “kokë e këmbë” me të zeza. Printe vejusha me 7 fëmijët; 6 vajza dhe 1 djalë, ky i fundit vetëm 13 vjeç. Ndryshe nga Osama bin Laden dhe nga Gulbuddin Hekmatiar, që ëndërronin për vendosjen e një teokracie islamike, që justifikon, madje edhe inkurajon kamikazët të sakrifikojnë veten ne “emër” të Allahut. Ahmad Shah Massud nuk ka qenë kurrë pjesë e këtij ekzaltimi mistik. Edhe pse bënte pjesë në një parti fondamentaliste që kryesohej nga Rabbani- ai mbeti gjithmonë në anën e të moderuarve ku ishte arsyeja që e udhëhiqte. (Corriere della Sera)

KOMENTE