Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një libër i dobishëm për ushqimin tuaj, shkruar nga profesionistë të vërtetë
English

Një libër i dobishëm për ushqimin tuaj, shkruar nga profesionistë të vërtetë

Tiranë, 12 Shtator 2011 NOA - Që nga sot gjendet në librari një libri i ri, “Si ushqehemi”, i shkruar nga Nicola Sorrentino dhe Allan Bay dhe botuar nga shtëpia e njohur në Itali “Mondadori”. Prof. Nicola Sorrentino, mjek, kirurg, i specializuar në shkencën e ushqimit dhe dietave, është dhe një ndër pedagogët e Universitetit Europian për Turizmin (EUFT). Libri është një guidë interesante dhe e kompletuar për të njohur të gjitha sekretet e vlerat e ushqimeve. Ky botim sjell njohuri të plota për konsumatorin e sotëm, duke u ndalur në cilësinë dhe vlerat shëndetësore që kanë ushqimet e dietës tonë të përditshme. Autorët, një enogastronom dhe një dietolog me famë, tregojnë sekretet dhe kuriozitetet e rreth 250 ushqimeve që prezantohen në libër, duke përshkruar vlerat që kanë dhe efektet në trup, por edhe historinë e çdo ushqimi, përbërjen kimike dhe elementë bazë ushqyes, duke sugjeruar në këtë mënyrë përdorim më të mirë në kuzhinë. Sa kalori ka mandarina? Sa sodë ka merluci? Sa lloje kajsish ekzistojnë? Si zgjidhen domatet? Çdo ushqimi, të renditur sipas alfabetit, i është kushtuar një skedë informative, pranë së cilës shpjegohet me një gjuhë të thjeshtë, sesi mund ta zgjedhësh, ruash dhe gatuash. Mbi të gjitha, i kushtohet një rëndësi e veçantë shëndetit. Nga A në ZH; Arët, açuget, bananet, fasule, lëngjet e frutave, pasat, sheqeri dhe zhardhokët e patateve; zbulohen karakteristika të ushqimeve, por edhe kuriozitete që më parë nuk i dinit. Po ashtu edhe mënyra sesi duhen marrë në treg, apo në supermarket. Si ushqehemi synon të jetë një libër i dobishëm dhe praktik, për ata që duan të ushqehen mirë. Të njohësh përbërësit do të thotë të ushqehesh në mënyrë të mirë dhe njëkohësisht të respektosh normat e një ushqimi të këshillueshëm. Nga mënyra e ushqimit varen rritja e mirë e fëmijës, eficenca në punë, rezistenca ndaj sëmundjeve dhe cilësia e gjithë jetës. Dieta mesdhetare, e pakët me acide dhe yndyra, proteina kafshësh, është e njohur për ndikimin pozitiv që ka në shëndet. Ky regjim ushqimor bazohen në konsumimin e produkteve si drithëra, qumësht, peshk, fruta, perime, vaj ulliri dhe verë. Por ushqimi nuk duhet të konsiderohet vetëm si diçka e dobishme për mbijetesë, ose kënaqësi e stomakut, por edhe si shkëmbim kulture dhe njohje. Në këtë “bibël” të re të mënyrës sesi mund të hash mirë, gjenden edhe 50 receta origjinale, të krijuara për këtë botim. Nga antipasta tek ëmbëlsira, një menu ideale, e shëndetshme dhe e lehtë për t’u realizuar. r.b/NOA

KOMENTE