Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi te familja Hajdari: Vështirë të gjendet një figurë paralele me Azemin
English

Topi te familja Hajdari: Vështirë të gjendet një figurë paralele me Azemin

Tiranë, 12 shtator 2011, NOA- Presidenti i vendit Bamir Topi ishte sot për vizitë ë familjen e Azem Hajdarit me rastin e 13 vjetorit të ndarjes nga jeta të tribunit të demokracisë. Gjatë vizitës, Kreu i Shtetit kujtoi me nderim e respekt të veçantë disa momente të paharrueshme të punës e të bashkëbisedimeve miqësore me të ndjerin Azem Hajdari, si një udhëheqës me vlera të rralla demokratike e patriotike, duke vënë në dukje veçanërisht vullnetin, dëshirën e punën vetëmohuese të tij për të realizuar ëndrrën e hershme, konsolidimin e demokracisë në Shqipëri. Në fjalën e dhënë për mediat me këtë rast Presidenti Topi u shpreh se, “Edhe pse kalojnë vitet, vështirë se gjendet një figurë paralele me Azem Hajdarin, për kurajon civile, për kurajon qytetare, për të demonstruar në çdo lloj mjedisi që njeriu, para se të realizojë vepra të mëdha, duhet të jetë së pari një njeri i lirë. E dyta, për të qenë i predispozuar për të bashkëpunuar, dhe Azemi ka qenë nga ata njerëz që dinte të bashkëpunonte për kauza të mëdha. Kjo është arsyeja që ai respektohet, pavarësisht që vitet kalojnë dhe ai mbetet gjithmonë një figurë shumë e freskët për shoqërinë dhe demokracinë shqiptare”. Bashkëshortja, fëmijët dhe të afërmit e të ndjerit Hajdari, i shprehën falënderime Presidentin Topi për nderimin që i bën çdo vit kujtimit të Azem Hajdarit, duke sjellë në kujtesë e duke shprehur njëkohësisht mirënjohjen e thellë për dekorimin e Azem Hajdarit, pas vdekjes me Urdhrin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Presidenti i Republikës. a.y/NOA

Në foto: Presidenti Topi te familja Hajdari

KOMENTE