Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja e gjyqtarit, gjykatat ndëpresin seancat për disa minuta
English

Vrasja e gjyqtarit, gjykatat ndëpresin seancat për disa minuta

Tiranë, 12 shtator 2011, NOA - Gjykatat e vendit kanë pezulluar për disa minuta seancat e sotme, në shenjë solidarizimi për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili humbi jetën ditën e premte si pasojë e shpërthimit të makinës në të cilën udhëtonte. Gjykata e Lartë nëpërmjet një deklarate për mediat bëri me dije se trupa gjyqësore, ka mbajtur sot në orën 12.00 një minutë heshtje për të përkujtuar dhe nderuar humbjen e kolegut të tyre. Gjyqtarët e kanë quajtur homazhin e sotëm një “Protestë të Heshtur”, në nderim të kolegut, mikut, birit dhe babait të dy fëmijëve Skerdit. “Kjo protestë, ka për qëllim sensibilizimin e organeve kompetente për të punuar fuqimisht, me gjithë autoritetin që u jep ligji, për të zbardhur sa më parë këtë ngjarje kriminale dhe për t’i vënë autorët e këtij akti terrorist, përpara drejtësisë, duke marrë dënimin e merituar. Me anë të kësaj proteste, gjyqtarët e Republikës së Shqipërise, i bëjnë thirrje të gjithë opinionit publik, shoqërisë civile në veçanti, që t’i ofrojnë pushtetit gjyqësor solidaritetin e mundshëm në këto çaste të vështira, pasi mbështetja dhe mirëkuptimi nga ana e tyre është i domosdoshëm në inkurajimin e gjyqtarëve, por edhe gjithë punonjësve të ligjit, për të dhënë maksimunin e tyre në luftën e pakompromis kundër krimit, në dhënien e drejtësisë dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës. Trupa e gjyqtarëvë të Republikës së Shqipërisë siguron të gjithë qytetarët e këtij vendi se ky solidaritet, kjo mbështetje dhe ky mirëkuptim i kërkuar prej tyre, do të gjejë përkushtimin tonë në kryerjen e detyrës”, përfundon deklara zyrtare e Gjykatës së Lartë. a.q/NOA

KOMENTE