Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Pas thyerjes së bojkotit nga opozita, fokusi BE
English

Berisha: Pas thyerjes së bojkotit nga opozita, fokusi BE

Tiranë, 15 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Kryeministri i vendit Sali Berisha priti sotnjë takim anëtarin e Bundestagut gjerman Gernot Erler. Që në fillim të takimit kreu i Qeverisë shprehu mirënjohjen për ndihmën e dhënë nga Gjermania në vijimësi dhe veçanërisht për integrimin në Bashkimin Europian. Nga ana e tij deputeti gjerman Erler, rikonfirmoi faktin se Gjermani do të vijojë të jetë një mbështetëse e fuqishme e përpjekjeve të Shqipërisë për anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Europian. Fokusit të bisedës nuk i shpëtuan as zhvillimet e fundit politike në vend, ku nga të dyja palët u vlerësua si një hap pozitiv ndërprerja e bojkotit të institucioneve nga ana e opozitës. Lidhur me këtë fakt u theksua se tashmë të gjitha energjitë duhet të fokusohen në përmbushjen e 12 prioriteteve të axhendës evropiane për të ecur përpara me hapat e mëtejshëm të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sakaq Kryeministri Berisha i tha mysafirit Erler, i cili ndodhet në vendin tonë me rastin e 20 vjetorit të Fondacionit “Friedrich Ebert”, se ky fondacion ka dhënë një kontribut real dhe të rëndësishëm në projekte të rëndësishme të realizuara në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve. a.y/NOA

Në foto: Kryeministri Berisha dhe anëtari i Bundestagut gjerman Gernot Erler

KOMENTE