English

Korçë, rikhehet dhuna seksuale ndaj të miturve, xhaxhai dhunon dy mbesat

Korçë, 15 shtator 2011, NOA – Pas historisë tronditëse të dhunimit seksual të një të mituri nga fshati Devoll i Korçës nga dy adoleshentë, një ngjarje që shokoi shoqërinë shqiptare pak muaj më parë, Korça rikthehet në vëmendje me një tjetër denoncim për akte pedofilie. Këtë herë janë dy fëmijë të mitur përkatësisht gjashtë dhe katër vjeç që janë dhunuar seksualisht nga xhaxhai i tyre për disa kohë rresht. Denoncimi tronditës është bërë nga nëna e dy të miturve, Juliana Zemblaku. Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se nëna e të miturve tregoi se kunati i saj Mikel Zemblaku, rreth të tridhjetave prej disa vitesh dhunonte seksualisht vajzën e saj, 6 vjeçe. Pasi e kishte mësuar këtë fakt edhe nga shenjat në trupin e të bijës, Juliana Zemblaku ia kishte treguar këtë gjë edhe të shoqit, porse ai e kishte goditur keq duke i kërkuar dhunshëm të mos e tregonte këtë fakt. Pasi e kishte mbajtur të fshehur për kaq kohë, gruaja nuk mundi më ta durojë, dhe për këtë ka kërkuar ndihmën e policisë së Korçës për shpëtimin e fëmijëve të saj. Gjatë marrjes në pyetje gruaja e shokuar ka thënë se shenjat e dhunës seksuale në trupin e fëmijëve të saj janë të dukshme, gjë që e kanë konfirmuar sipas burimeve të policisë edhe specialistët e mjekësisë ligjore të qytetit. Policia e Korçës pas denoncimit ka nisur një hetim për këtë rast tronditës, duke ndaluar xhaxhain e dy viktimave të dhunës, Mikel Zemblakun. Historia rrënqethëse pritet të zbardhet nga grupi hetimor, ndërsa faktet tronditëse të dhunës ndaj të miturve duket se po shtohen dita ditës në qytetin e Korçës, por jo vetëm. Vijon... mit/NOA

KOMENTE
  • Armi Dervishi10:51 - 15 Shtator 2011
    Tja rrjepesh lekuren...
  • adi vl10:47 - 15 Shtator 2011
    ai do varur ne litar e do djegur perse gjalli