Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 8 Majit
English

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 8 Majit

Tiranë, 15 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Pasi kanë kaluar 4 muaj që nga dita kur shqiptarët votuan për të zgjedhurit e rinj vendorë,Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin perfundimtar të zgjedhjeve të 8 Majit. Por mbledhja është shoqëruar nga debate, lidhur me kërkesat dhe pretendimet e përfaqësuesve të majtë në KQZ. Nënkryetarja e KQZ, Dëshira Subashi theksoi se nuk mund t’u mohohet fjala përfaqësuesve të një partie të madhe opozitare, sidomos kur bëhet fjalë për një rezultat përfundimtar të zgjedhjeve. “ Shumë keqardhje për këtë komunikim sepse kryetari me ligj nuk mund t`ia ndërpresë fjalën nënkryetares. Ndodhem në mënyrë të papritur në këtë mbledhje të kësaj problematike. Nuk mund të ndodhte ndryshe nga i gjithë procesi zgjedhor, këtë pasqyroi edhe kjo mbledhje e fundit e thirrur nga ju për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Kuptova shumë mirë që ju nuk dëshironi që ne të themi fjalën për atë që ka ndodhur në procesin zgjedhor. Akti që kemi është një vendimarrje që do të marrë vëmendjen time siç kam bërë në çdo raund zgjedhjesh që janë bërë në Shqipëri”, u shpreh Subashi. Kreu i KQZ theksoi se pozicioni i tij si drejtues është i padiskutueshëm. “Kam thirrur mbledhjen me rend të ditës shpalljen e rezultatit përfunditmar që do të votohet në dy faza. Ju lutem diskutime për parime, nëse do të diskutoni jashtë rendit të ditës do ju ndërpres fjalën”, u shpreh Ristani. Mbledhja vijoi me debate mes të gjithë anëtarëve. PS kërkoi sot që para se të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, anëtarët socialistë të KQZ duhet të njihen me aktin nromativ përfundmtar të tabelës përmbledhëse. Kjo është kundërshtuar nga pjesa tjetër e anëtarëve të KQZ, të cilët u shprehën se kjo kërkesë nuk ka kuptim. Rezultati perfundimtar i zgjedhjeve shpallet pas me shume se 4 muajsh nga zhvillimi i zgjedhjeve. Shkak ka qene se në përfundim të shqyrtimeve administrative në KQZ, disa prej vendimeve të Komisionit u ankimuan në Kolegjin Zgjedhor. Pas marrjes së gjithë të dhënave zyrtare nga KZAZ-të dhe vendimet përfundimtare gjyqësore, Komisioni Qendror Zgjedhor disponoi rezultatin e zgjedhjeve për kandidatët për kryetar dhe për këshillat për çdo zonë zgjedhore Bashki, Komunë, Njësi Bashkiake. a.q/NOA

KOMENTE