Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Doganierët në veri të Kosovës, Berisha: Serbia te heqë dorë nga krimi
English

Doganierët në veri të Kosovës, Berisha: Serbia te heqë dorë nga krimi

Tiranë, 16 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Kryeministri Berisha përshëndet dhe mbështet plotësisht veprimin e Qeverisë së Kosovës dhe Eulex për vendosjen e ligjit dhe funksionimin e doganave dhe pikave kufitare. Nëpërmjet një deklarate zyrtare shpërndarë mediave, qeveria shqiptare përshëndet dhe mbështet plotësisht veprimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës dhe Eulex në kufirin verior të Republikës së Kosovës për vendosjen e ligjit dhe funksionimin e doganave dhe pikave kufitare sipas rregullave ndërkombëtare në perputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel për këtë çështje, midis qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qeverisë së Republikës së Serbisë. “Ky vendim i autoriteteve të Kosovës dhe Eulex për të zbatuar marrëveshjen e firmosur në Bruksel nga palët me ndërmjetësimin e BE, përbën një kontribut real ne paqen dhe stabilitetin në rajon. Qeveria Shqiptare i bën thirrje Beogradit të respektoje marrëveshjen dhe të ndërpresë çdo mbështetje për strukturat paralele dhe ata që duan të shndërrojnë tre komunat në veri të Kosovqs protektorate të krimit të organizuar, kontrabandës dhe trafiqeve te paligjshme”, përfundon deklarata e qeverisë shqiptare. a.q/NOA

KOMENTE