Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
MPJ: Funksionimi i doganave në veri të Kosovës, e drejtë ndërkombëtare
English

MPJ: Funksionimi i doganave në veri të Kosovës, e drejtë ndërkombëtare

Tiranë, 16 shtator 2011, NOA- Ministria e Jashtme e vendit tonë nëpërmjet një deklarate ka reaguar për situatën në Kosovë, pas vendosjes së kontrollit të Qeverisë në pikat doganore në veri. Ministria e Punëve të Jashtme ka përshëndetur veprimin e Qeverisë së Kosovës, për të ushtruar sovranitetin e saj të plotë në të gjithë territorin e vendit, në bashkëpunim me EULEX-in dhe KFOR-in. Sipas MPJ, vënia në funksion e pikave doganore në veri të Kosovës dhe prania e doganiereve të saj atje është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Në qëndrimin e ministrisë shqiptare thuhet se, “Ky është gjithashtu një hap i rëndësishëm për vendosjen e reciprocitetit në shkëmbimet tregtare mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Ky zhvillim i ri, i mbështetur plotësisht nga partnerët ndërkombëtarë, do inkurajojë uljen e tensionit, duke krijuar një situatë, mbi të cilën të ndërtohet normaliteti në mënyrë konstruktive dhe me maturi”. Në përfundim Ministria e Jashtme ka bërë thirrje për respektimin e rendit e ligjit në vazhdimësi, si një kontribut shumë i rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në të dy vendet, që i shërben paqes e stabilitetit në rajonin tonë dhe integrimit të tij mes vetes dhe në BE. a.y/NOA

KOMENTE