Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 26 shtator 2011
English

Parashikimi i motit për 26 shtator 2011

Tiranë, 25 shtator 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, nesër, dita do të nisë me mot të kthjellët në të gjithë vendin pot duke ju afruar orëve të mesditës do të ketë shtim të vranësirave në jug dhe juglindje duke gjeneruar shira të izoluar. Në pjesën e dytë të ditës e gjithë zona malore e Shqipërisë do të mbetet me vranësira dhe shira të dobët duke lënë zonat e ulëta dhe bregdetare me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Sërish zonat jugore do të kenë shira të dobët. Gjatë natës vranësirat dhe shirat e dobët do të dominojnë pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Edhe të hënën situata termike nuk paraqet ndryshime, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë vetëm në vlerat e mëngjesit. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim kryesisht Perëndimor ndërsa në Adriatik dhe Jon do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë. Europa Nesër, pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë në kushtet e qëndrueshme atmosferike pasi kthjellimet do të dominojnë në këto vende. Me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta do të jenë Europa Qendrore, Europa Jugperëndimore dhe Europa Juglindore. Situatë kjo e cila do të kushtëzohet nga prezenca e qendrave të presionit të lartë atmosferik të vendosura mbi këto rajone. Ndërsa vranësira dhe shira të konsiderueshëm do të karakterizohet Europa veriore dhe Ishujt Britanike. Reshje të dendura shiu do të bien në Norvegji dhe Finlandë. Gjithashtu vranësira dhe shira do të ketë edhe rajoni i Mesdheut por intensiteti i tyre do të jetë i dobët.

Ngjarje ekstreme në Europë: - Zona e alpeve rrezikohet nga shira të dobët dhe shkarkesa rrufesh - Ishujt Britanike alarmojnë shira intensive dhe erë të fortë - Finlanda do të rrezikohet nga rrebeshe shiu dhe temperatura të ulëta. a.y/NOA

KOMENTE