Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Halimi: Pavarësia dhe paanësia e pushtetit gjyqësor, sfidë e institucioneve të drejtësisë
English

Halimi: Pavarësia dhe paanësia e pushtetit gjyqësor, sfidë e institucioneve të drejtësisë

Pogradec, 3 tetor 2011, NOA- Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ishte i pranishëm sot në qytetin e Pogradecit ku në praninë e kryetarit të gjykatës së këtij qyteti Niko Rrapi dhe trupës gjyqësore, inaguroi nisjen e punimeve për ndërtimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Lidhur me këto punime ai u shpreh se, kjo është një mundësi për të prezantuar përpjekjet e Ministrisë së Drejtësisë dhe të Qeverisë Shqiptare të orientuara për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe të sundimit të ligjit në sfidat e fazës së zhvillimit që atë e presin, ku një rol kyç luan plotësimi i rekomandimeve të Opinionit të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Më tej ai tha se, “Investimi buxhetor në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec përbën një shembull ilustrues të vëmendjes qeveritare në këtë drejtim dhe ky investim nuk përbën shembull të rastësishëm apo të izoluar. Kam kënaqësinë të njoftoj sot planin më të fundit të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Qeverisë Shqiptare për ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë në Tiranë, projekt prioritar i yni, i cili do të mundësohet nga bashkëveprimi ndërinstitucional i të gjithë aktorëve shtetërorë të këtij procesi dhe me mbështetjen financiare të partnerëve ndërkombëtarë strategjikë si Delegacioni Evropian. Pallati i drejtësisë pritet të përmbledhë nga pikëpamja infrastrukturore Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, Gjykatën e Apelit Tiranë, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë, Prokurorinë e Apelit Tiranë, Prokurorinë e Përgjithshme, Gjykatën Kushtetuese”. Halimi tha se projekti për ndërtimin e pallatit të drejtësisë mban në konsideratë edhe Gjykatat Administrative, me besimin se opozita do të votojë kuadrin ligjor të nevojshëm për të. Sakaq ai theksoi se veprimtaria e Ministrisë së Drejtësisë përgjatë 2011, por edhe më tej, do të mbajë në fokus të përditshëm konsolidimin e pavarësisë dhe paanësisë së pushtetit gjyqësor, duke e shndërruar këtë sfidë jo vetëm si përgjegjësi të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Drejtësisë dhe të gjithë institucioneve të sistemit të drejtësisë. a.y/NOA

Në foto: Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi

KOMENTE