Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Suedi, në Malmë u themelua dega e Unikombit
English

Suedi, në Malmë u themelua dega e Unikombit

Malmë, 4 tetor 2011 NOA/ Ramadan Seitaj - “Ne nuk mund të jemi të qetë derisa përgjithmonë të bashkohen të gjitha trojet shqiptare”. Me këtë moto që është pikësynim kryesor i Unionit Kombëtar Shqiptar, në Malmë të Suedisë u themelua dega e kësaj organizate mbarëkombëtare, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Para pjesëmarrësve u shpalua Programi i veprimtarisë së Unikombit, i cili në janar të këtij viti është themeluar në Trivezo të Italisë dhe se deri më tash ka arritur të organizohet në 15 degë që veprojnë në Shqipëri, në Kosovë dhe në disa shtete të ndryshme të botës. Unikombi si organizatë mbarëkombëtare është regjistruar në Tiranë dhe synon që të shtrihet kudo që ka shqiptarë. Në mbledhjen themeluese të degës në Malmë, u zgjodh edhe kryesia shtatë anëtarëshe, kryetar i së cilës u zgjodh Naim Brahimi, kurse nga Këshilli Qendror i Unikombit morën pjesë Vjollca Kastrati dhe Gani Abazi. Dega e Malmës është dega e dytë që do të veprojë në Suedi, pas asaj që u themelua kohë më parë në Stockholm. r.r/e.t/NOA

KOMENTE