Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjashtë personat u arrestuan për korrupsion dhe keqpërdorim
English

Gjashtë personat u arrestuan për korrupsion dhe keqpërdorim

Prishtinë, 5 Tetor 2011 - Pjesëtarë të policisë së misionit EULEX nga njësia për hetimin e krimit të organizuar, kontrolluan sot, zyrat e administratës së Policisë së Kosovës në kuadër të një hetimi për korrupsion dhe keqpërdorime në prokurim. Gjashtë persona janë arrestuar me këtë rast. Lajmin e konfirmon për DW zëdhënësi i misionit EULEX, Blerim Krasniqi.

“Keqpërdorimet e pohuara kanë të bëjnë me procedurat e prokurimit në Policinë e Kosovës dhe bizneseve që e furnizojnë policinë me armë dhe municione. Për shkak të këtyre keqpërdorimeve të pohuara, buxheti i Policisë së Kosovës është dëmtuar me shuma që mund të arrijnë deri në miliona euro, gjë që e ka bërë Policinë e Kosovës viktimën kryesore të kësaj afere, thuhet në njoftimin e misionit EULEX.

“Janë arrestuar gjashtë persona, duke përfshirë tre punëtorë biznesi, dy zyrtarë nga administrata e policisë së Kosovës dhe një punëtor nga Ministria e Punëve të Brendshme. Përveç kësaj, janë kontrolluar edhe dymbëdhjetë lokacione të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë shtëpi private, objekte afariste dhe zyra publike. Misioni EULEX, bënë të ditur se si pjesë këtij hetimi, policia gjermane e ka kontrolluar një objekt afarist dhe një shtëpi private në Gjermani”.

KOMENTE