Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS kushtëzon integrimin, ngelin pezull ligjet me 3/5
English

PS kushtëzon integrimin, ngelin pezull ligjet me 3/5

Tiranë, 6 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Ashtu si prej disa kohësh Partia Socialiste dhe deputetët e saj vijojnë rrugën e bojkotit, jo më me mungesë në parlament por me mungesë vote edhe sot vota e deputetëve socialist u shpreh kundër. Kjo pasi është miratuar vetëm më votat e mazhorancës buxheti faktit i vitit 2010, ku 53 deputetë të opozitës votuan kundër, duke konfirmuar kështu atë që kishin paralajmërua më herët. Në këtë mënyrë buxheti ka marrë 71 votat pro të deputetëve të mazhorancës, ndërkohë që seanca është shoqëruar me replika mes palëve. Gjatë fjalës së tij në Kuvend kryeministri Berisha akuzoi opozitën se vota e tyre kundër këtij buxheti nuk do të thotë gjë tjetër veçse votë kundër rritjes së pensioneve, rritjes së rrogave e ndihmës ekonomike. "Se si ua bën zemra që votoni kundër ju e dini, në xhepat e qytetarëve shqiptarë ka shkuar një pjesë të mirë e buxhetit të qeverisë. Kjo qeveri e një vendi të vogël i dha qytetarëve rritjen më të madhe në historinë e tyre. Ç’është ky negativizëm, a e dini ju që në 8 vite kemi vendosur 13 miliard lekë vetëm në pensione. Nga 50 miliardë lekë që ishte fondi i pensioneve, sot është 106 miliardë lekë”, tha kryeministri Berisha. Ndërkaq kryetari i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruci deklaroi se qeveria në pushtet ka varfëruar shqiptarët dhe nuk ka plotësuar dy kushtet jetike që janë ilaçet dhe ushqimet.

Shtyhen ligjet me 3/5 Pas 6 ditësh Komisioni Europian pritet të japë mendimin e tij nëse Shqipëria e meriton apo jo statusin e kërkuar për të qenë kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Për marrjen e vendimit, vite më parë Komisioni i vendosi Shqipërisë dhe politikës vendase 12 rekomandime, plotësimi i të cilave do të siguronte një bazë të mirë ligjore për vendin dhe familjen evropiane. Pjesë e 12 rekomandimeve janë edhe 5 projektligje të cilat kërkojnë 84 vota gjatë miratimit në Kuvend, pra kërkon votat e mazhorancës por edhe të opozitës së rikthyer në Kuvend. Projektligjet, mes të cilave "Gjykata Administrative", Kodi i Procedurës Penale etj, nuk kanë marrë votën e të zgjedhurve politikë as këtë të enjte. Partia Socialiste ka këmbëngulur se vota e saj do të vijë vetëm pasi qeveria të japë mbështetjen e saj konkrete për një pakt kombëtar, i cili nëpërmjet 10 pikave do të sjellë një situatë të re politike në vend. Ndërkaq edhe këtë javë u shtynë ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash, dhe kjo pasi mes mazhorancës dhe opozitës ende nuk është arritur gjuha e dialogut dhe bashkëpunimit. Ndërkohë, projektligjet kanë të bëjnë me reforma integruese të vendit, disa prej tyre me 12 rekomandimet e Komisionit Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria. Kështu në rendin e ditës së seancës u shtynë sërish për votim projektligjet për Gjykatën Administrative i mbetur peng prej dy vitesh i bojkotimit të opozitës; si dhe projektligjet me ndryshime në Kodin Penal me katër nisma legjislative; Kodin Detar me 2 nisma legjislative; Kodin Rrugor të ndryshuar me 3 nisma legjislative si dhe projektligji për Kodin Ajror, drafte që për t'u kthyer në ligj kërkojnë bashkimin e votave të mazhorancës dhe opozitës në plot 84 të tilla. Ndërkaq nga ana e socialistëve kushtëzohet se nuk do të ketë votim pa u marrë përgjigja për propozimin e Paktit Kombëtar prej 10 pikash.

Ruçi: Mazhoranca hesht për ofertën

Kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci deklaron në kuvend se maxhoranca nuk ka dhënë ende përgjigje zyrtare për paktin e propozuar nga Partia Socialiste. "Ne po presim akoma përgjigje për propozimin e Paktit Kombëtar prej 10 pikash. Jo nuk doni mos integrimin, kemi kaq ditë dhe paktit të ofertës tonë nuk i është dhënë përgjigje institucionale", deklaroi Ruçi nga foltorja e Kuvendit.

Patozi: PS të heqë postbllokun e integrimit

Duke folur në seancën e sotme plenare Patozi theksoi se 10 pikat e paktit nuk janë gjë tjetër veçse hartimi i Edi Ramës i cili po e përdor si postbllok për të mos ecur përpara me reformat integruese të vendit. "Bashkimi Europian pret prej nesh plotësimin e 12 rekomandimeve dhe 5 prej tyre janë përfshirë edhe sot në axhendën e Parlamentit por që opozita nuk pranon t'i miratojë duke përdorur 10 pikat për të bllokuar integrimin" ka theksuar Patozi. Ai gjithashtu kërkoi nga deputetët e opozitës që të miratojnë ligjet me shumicë të miratuar si kusht kjo për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. "Ne nuk vëmë kushte, nuk ju imponojmë konceptet tona. Kemi një kërkesë ndaj deputetëve të opozitës: Hiqni postbllokun e integrimin", tha Patozi. a.q/a.y/NOA

KOMENTE