Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qendra Kujtesa : Vdekja e Ramiz Alisë, PD dhe PS flamujt në gjysmështizë
English

"Qendra Kujtesa": Vdekja e Ramiz Alisë, PD dhe PS flamujt në gjysmështizë

Tiranë, 7 Tetor 2011 NOA – Partia Demokratike dhe ajo Socialiste, duhet të ngrenë flamujt në gjysmështizë për vdekjen e ish-presidentit Ramiz Alia, vlerëson Qendra Rinore antikomuniste “Kujtesa”. Organizata “Kujtesa” tha sot se “gjen rastin dhe momentin te ngushëllojë sinqerisht Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste për humbjen e madhe të ish-presidentit të parë shqiptar Ramiz Alia dhe themeluesit të tyre. "Qendra Kujtesa" përmes një komunikate për media tha se “i shpreh ngushëllimet personale kryetarit te Partisë Demokratike njëherësh kryeministrit të parë post-diktatorial Sali Berisha dhe Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, pa harruar dhe ish-kryetarin e PS shokun Fatos Nano. Më tej mesazhi me doza të forta ironike ndaj politikanëve të mësipërm vijon: "Qendra Kujtesa" uron që dhimbjen ta ktheni në forcë, dhe të kujtoni të ndjerin me respekt ashtu si ç’kanë bere te paret tuaj, por jo më pak dhe ju”. "Kujtesa" propozon qe flamujt e Partisë Demokratike dhe Socialiste të ulen ne gjysmë shtize ne shenje solidarizimi për humbjen e ish-shokut te ngushte te diktatorit Enver Hoxha dhe liderit shpirtëror te drejtuesve te politikes aktuale. "Qendra Kujtesa" thotë më tej se ajo “do të nderoje largimin nga kjo jete te Ramiz Alisë ne dy dite zie: Te shtunën ne selinë e Partisë Demokratike dhe te dielën ne selinë e Partisë Socialiste. “I përjetshëm qofte kujtimi i tij dhe i paharruar sidomos për drejtuesit e socialistëve dhe demokratëve”, - përfundon mesazhi. e.t/NOA

KOMENTE
  • Ylber Zenuni16:18 - 08 Tetor 2011
    ti ngrene e pse jo,shoke ishin dikur.pastaj Ramiz Alia mund ta bente punen shume keq ne kohen e vete,mund te vriste sa te donte,po nuk vrau.Ne politiken shqipetare shume gjera jane njesoj si atehere.pale edhe njerezit shahen me fjalet me banale per mendimet politike qe kane,keshtu qenka demokracia,une kam menduar se ne demokraci njerezit kane te drejte te shprehin mendimet e veta sido qofshin ata pa u sha, e pa u fute ne burg.Ravmet paste Ramizi ti roje cfare ka lene mrapa,i pa haruar kujtimi i tije.
  • Frosina Mezini00:35 - 08 Tetor 2011
    Per mendimin time kjo "Qendra Kujtesa" Organizat Rinore "antiKomunist" me !00% eshte pjelle e paster kurvash Komuniste dhe eshte "Organizat"Rinore ProKomuniste dhe e meritojne te quhen -Bijet e Enver Mutit-dhe bijet e Karakurvave Komuniste ,dhe ngushellimi per keta krimba eshte : qe merhumi mender Ramiz Aleja ju marte pase veti shkurte dhe Shqip; i shkofshi prapa nje dite e me pare qe te pastohet Shqiperi nga ju qelbesira dhe jashtqitje e Shqiperis