English

Topalli: Beteja kundër kancerit mund të fitohet

Tiranë, 7 tetor 2011, NOA- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli së bashku me bashkëshorten e Kryeministrit, zonjën Liri Berisha, deputete dhe mjekë të tjerë, u bashkuan në ecjen ndërgjegjësuese në luftën kundër kancerit. Në fjalën e mbajtur me këtë rast ajo u shpreh se, “Beteja kundër kancerit është një betejë e vështirë, por është një betejë që mund të fitohet. Beteja kundër kancerit është beteja për jetën, të cilën zoti na e ka falur dhe minimalisht secila prej nesh duhet ta respektojë. Çdo ditë secila prej nesh duhet të mendojë për të. Sot, të gjitha bashkë jemi këtu me krenari, për të gjitha ato gra që kanë fituar betejën kundër kancerit dhe janë sot këtu të pranishme dhe do të kërkoja një duartrokitje për secilën prej tyre, për besimin, kurajon, kauzën e jetës”. Sipas saj fraza, “Bëj kontrollin, mbro jetën tënde, mbro familjen” është një frazë e thjeshtë, por me shumë kuptim jo vetëm për gratë, për vajzat, por për gjithë familjarët. Topalli theksoi se, në qoftë se bëhet një kontroll individual dhe në mënyrë të veçantë një ditë në gjashtë muaj, nëse gratë shkojnë tek mjeku për të bërë diagnostikimin, mamografinë, atëherë mund të shpëtohet jeta dhe familja. Ajo falënderoi të pranishmet në këtë takim duke përsëritur thirrjen, “Bëj kontrollin, shpëto jetën, shpëto familjen”. a.y/NOA

Në foto: Kryeparlamentarja Topalli në ecjen ndërgjegjësuese në luftën kundër kancerit

KOMENTE