Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
METE nis procedurat e konkurimit për zonat e reja minerare
English

METE nis procedurat e konkurimit për zonat e reja minerare

Tiranë, 12 Tetor 2011 NOA - Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës realizoi sot procedurat e para konkuruese për dhënien e së drejtës të aplikimit për leje minerare, i thanë burime zyrtare nga METE, agjencisë NOA.

Me këtë procedurë është realizuar konkurimi për gjashtë zona minerare dhe është vërejtur interes nga kompani të ndryshme minerare të vendit dhe të huaja.

Në vazhdim, METE konfirmoi se do të shpallë dhe 30 zona të reja për konkurim, duke e çuar numrin e zonave të shpallura në 66 nga 151 zona konkuruese të parashikuara në planin vjetor. Me këtë ritëm, Ministria e Ekonomisë parashikon që brenda javës së ardhshme të shpallen për konkurim të gjitha zonat e miratuara në planin vjetor minerar.

Kjo eksperiencë e parë në dhënien e të drejtave minerare kërkon të realizojë konkurencën dhe transparencën për një përzgjedhje të kompanive më të afta financiarisht dhe profesionalisht për zhvillimin e veprimtarive minerare.

Me fillimin e këtyre procedurave METE përmbush një nga objektivat e saj kryesorë për zhvillimin e sektorit minerar në vend, që është transparenca e përzgjedhjes së kompanive që aplikojnë për leje minerare. METE po ashtu tha se tek webisti i saj është e publikuar e gjithë paketa e re ligjore për sektorin minerar dhe gjithashtu janë të publikuara të gjitha zonat e reja minerare, për të cilat do të konkurohet brenda fundit të vitit 2011.

METE thekson se është e bindur se publikimi dhe transparenca e këtij procesi do të nxisin të gjithë aktorët e interesuar në sektorin minerar për të marrë pjesë në konkurim. e.t/NOA

KOMENTE