Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Bojkoti ia arriti qëllimit, e la Shqipërinë pa status
English

Topalli: Bojkoti ia arriti qëllimit, e la Shqipërinë pa status

Tiranë, 14 tetor 2011, NOA- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli foli sot lidhur me Progres- Raportin e publikuar nga Komisioni Europian. Lidhur me këtë çështje ajo tha se bojkoti parlamentar i opozitës ia arriti qëllimit, duke e lënë Shqipërinë pa statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. “Si Kryetare e Parlamentit kisha një dhimbje të madhe. Unë mendoj se bojkoti ia ka arritur qëllimit! Zoti Rama ka patur plotësisht të drejtë, bojkoti ia ka arritur qëllimit dhe ka lënë Shqipërinë pas status. Të paktën e ka vonuar statusin. Si Kryetare e Kuvendit ndiej dhimbje. Gjatë këtyre dy viteve kanë kaluar 400 ligje, 400 reforma, nuk kemi mundur të kalojmë vetëm katër që varen nga votat e opozitës. Historia e viteve të fundit, flet për një Shqipëri që nuk është në recesion edhe pse është e rrethuar nga kriza. Në Shqipëri që ka 4 % rritje ekonomike si asnjë vend tjetër i rajonit. Një Shqipëri në të cilën ka investime të huaja me një rritje disafish më të lartë”, u shpreh Topalli. Në vijim ajo tha se ndonëse në Shqipëri që nuk ka krizë, si në Greqi dhe vendet tjera, ka një problem kryesor: Bojkoti dhe bllokimi i cili ia ka arritur qëllimit. Fjalët e Kryetares së Kuvendi Jozefina Topalli u thanë gjatë një konference për shtyp me Zv/Presidentin e Bundestagut gjerman, Eduard Oswald. Ndërkaq nga ana e tij zëvendës Kryetari i Bundestagut gjerman theksoi se përveç 50 sipërmarrjeve gjermane që janë prezent në Shqipëri, vendi është i interesuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e investimeve. a.y/NOA

Në foto: Kryeparlamentarja Jozefina Topalli gjatë takimit me Zv/Presidentin e Bundestagut gjerman, Eduard Oswald

KOMENTE