English

Autoritetet serbe: Në Kosovë të kthehet UMNIK-u

Kosovë, 19 tetor 2011, NOA - Në takimin e katër komunave veriore të mbajtur të mërkurën në Zubin Potok, deputetët njëzëri kanë ngarkuar kryetarët e komunave që në bisedime me përfaqësuesit e KFOR-it të gjejnë një zgjidhje të përbashkët rreth furnizimit të ushtarëve në veri të Kosovës. Mediat kosovare raportojnë se deputetët serbë kanë shprehur mospajtimin e tyre që gjendja reale në terren të ndryshojë dhunshëm, si dhe kanë kërkuar që gjendja në veri të Kosovës të kthehet siç ishte para 25 korrikut. “Ata kërkuan kthimin e një pjese të ushtrisë dhe policisë serbe në veri të Kosovës, kthimin e UMNIK-ut në vend të EULEX-it, pastaj që bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit të udhëhiqen nën mbikëqyrjen e Këshillit të Sigurimit të KB-së, ndërkohë që marrëveshjet e arritura deri tani të mos implementohen, sepse dëmtojnë interesat serbe”, citojnë mediat kosovare, duke shtuar se deputetët e pranishëm kanë insistuar po ashtu që veriu i Kosovës të mbetet në kuadër të Serbisë. a.q/NOA

KOMENTE