English

Prokurori i BE mbërrin në Kosovë, hetim trafikut të organeve

Prishtinë, 19 tetor 2011, NOA- Një Prokuror i posaçëm i bashkimit Europian mbërriti sotKosovë, për të hetuar mbi akuzat e ngritura nga Dick Marti për trafikimin e organeve të serbëve të zënë rob gjatë luftës. BE-ja ka emëruar John Clint Williamson nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si prokurorin kryesor për të shqyrtuar akuzat se ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dyshohet se ushtarë besnikë të kryeministrit Hashim Thaçi, tregtonin organe të marra nga serbët e zënë robër dhe më pas të vrarë. Ky hetim vjen pas akuzave dhe pretendimeve të raportuesit të Këshillit të Europës Dick Marti në vitin 2010, ish prokuror zviceran, nxori dyshimet se të burgosurit e luftës janë dërguar në veri të Shqipërisë dhe disa prej tyre u ishin marrë organet të cilat u ishin shitur më pas. a.y/NOA

KOMENTE