Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përurohen 14 shtëpi të reja dhe rruga e asfaltuar në Lagjen e Romëve
English

Përurohen 14 shtëpi të reja dhe rruga e asfaltuar në Lagjen e Romëve

Mitrovicë, 20 Tetor 2011 NOA - Zyrtarë të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare kanë marrë pjesë të enjten në përurimin 14 shtëpive të reja dhe asfaltimit të rrugës në Lagjen e Romëve në Mitrovicë. Gjatë përurimit theksua fakti se kthimi i pjesëtarëve të komunitetit RAE në Mitrovicë paraqet storien më të suksesshme të kthimit të të zhvendosurve në gjithë Kosovën, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, tha se ndjehet i nderuar që bashkë me partnerët nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, Qeverisë së Republikës së Kosovës, mandej me ata të USAID-it, Mercy Corpsit etj, kanë mundësi të përurojnë disa projekte që kanë të bëjnë me kthimin e pjesëtarëve të komunitetit RAE. “Ne shprehim mirënjohjen më të thellë për ndihmën që janë duke na dhënë partnerët tanë për krijimin e kushteve që kthimi në këtë lagje të jetë i qëndrueshëm” Poashtu ai shprehu edhe zotimin e tij në emër të komunës për vazhdimin ashtu sikur deri me tani të punës dhe të investimit që pjesëtarët e komunitetit RAE të ndjehen mirë në shtëpitë e tyre të reja. “Rindërtimi i kësaj lagjeje dhe kthimi i banorëve aty, paraqet storien më të suksesshme të kthimit të të zhvendosurve në gjithë Kosovën” Kryetari Kastrati tha se gjithçka që ka në atë lagje është e re. “Aty tash po fillon një jetë e re dhe ne të gjithë do jemi përkrah banorëve që do të jetojnë aty, e që deri me tani kanë jetuar në kushte shumë të rënda në kampe”. Theksoi se kthimi ka qenë një sfidë e përbashkët dhe fal bashkëpunimit të gjithanshëm përditë po shihen rezultate inkurajuese. “Kjo reflekton vullnetin tonë për krijimin dhe ofrimin e kushteve për jetë normale të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim të përkatësisë etnike”. Ndërsa ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Radojca Tomiq, tha se institucionet qendrore do të jenë përkrah projekteve të tilla që kanë të bëjnë me kthimin e të zhvendosurve. “Kjo është një ditë e mirë për të gjithë ne e sidomos për ata që janë kthyer sot në këto shtëpi të reja”. Në emër të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, foli Christof Stock, i cili shprehu kënaqësinë për punën e madhe që është bërë në këtë lagje. Tha se investimet dhe puna e përbashkët e faktorëve vendorë dhe ndërkombëtarë kanë sjellur një gjendje të këtillë që do t’i ndihmoj banorët për riintegrim sa më të shpejtë. Ndërsa drejtoresha e Mercy Corpsit në Kosovë, Iveta Ovry, tha se prej vitit 2008 kur ka filluar puna për ndërtimin e shtëpive dhe krijimit të kushteve për të vendosur pjesëtarët e komunitetit RAE që kanë jetuar në kampet Osterode dhe Qeshmellug, në këtë lagje janë vendosur 120 familje. Tha se është bërë punë e madhe nga të gjithë. Ajo shprehu besimin se deri në verën e vitit të ardhshëm do të gjenden mundësitë që në lagje të vendosen edhe 20 familje sa kanë mbetur në kampin Osterode në veri dhe përfundimisht ato kampe të quhen të mbyllura. a.b/NOA

KOMENTE