Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Barrikadat serbe, Thaçi: Luftë ndaj strukturave kriminale
English

Barrikadat serbe, Thaçi: Luftë ndaj strukturave kriminale

Prishtinë, 21 tetor 2011, NOA - Ligjvënësit e Kosovës në seancën e Kuvendit të premten kanë përshëndetur operacionin e KFOR-it dhe EULEX-it në veri të vendit për heqjen e barrikadave të vendosura nga strukturat paralele kriminale, ndërkohë kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj paqeruajtësve të KFOR-it, nga ana e serbëve lokalë. Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë para deputetëve se veprimi i KFOR-it dhe EULEX-it është në koordinim të plotë me institucionet e Kosovës për vënien e rendit dhe ligjit. Ai ka theksuar se angazhimet e Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare në Kosovë do të jenë vazhdimisht në drejtim të rendit dhe ligjit dhe për këtë ai ka shprehur besimin e plotë se do të ketë sukses. “Edhe sot jemi në angazhime të përbashkëta, përkushtimet tona do të vazhdojnë për rend dhe ligj dhe kushtetutshmëri në veri, jam i bindur se do të kemi sukses”, ka thënë Thaçi Edhe opozita ka përshëndetur veprimet e KFOR-it dhe EULEX-it, duke u dhënë mbështetje që të vazhdohet me heqjen e të gjitha barrikadave, megjithatë, ata kanë thënë se situata në veri dhe veprimet e KFOR-it atje, janë një mesazh për i pafuqisë së institucioneve të Kosovës në këtë pjesë të vendit. a.q/NOA

Në foto: Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës

KOMENTE