Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Pas rrugës së kombit, do lidhim gjithë pikat kufitare me Kosovën
English

Berisha: Pas rrugës së kombit, do lidhim gjithë pikat kufitare me Kosovën

Tiranë, 25 tetor 2011, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha priti sotnjë takim përfaqësues të Komisionit të Zhvillimit Ekonomik, Infrastrukturës, Tregtisë dhe Industrisë të Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i tij, Zenun Pajaziti. Gjatë takimit Pajaziti, shprehu vlerësimin për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme që Kryeministri dhe qeveria që ai drejton i ka dhënë e vazhdon t’i japë Kosovës, duke shprehur kënaqësinë për sinjalin pozitiv që Kosova ka marrë nga Bashkimi Europian për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj. Kryeministri Berisha, pasi i uroi mirëseardhjen delegacionit të Kuvendit të Kosovës, shprehu kënaqësinë për faktin se i gjitha faktori politik shqiptar në Kosovë ka qenë dhe është në unison, për sa i përket interesave madhore të popullit të Kosovës. Në takim u diskutua mbi bashkëpunimin midis dy administratave për përmirësimin e legjislacionit, standardizimin e tij dhe lehtësimin e procedurave në bashkëpunimit midis dy vendeve. Kryeministri Berisha, duke shprehur vlerësimin për përparimin që ka bërë Kosova dhe përpjekjet e saj për zhvillim të mëtejshëm, tha se të dy vendet kanë të njëjtin objektiv, që shqiptarët të arrijnë statusin e një kombi të zhvilluar dhe për këtë, duhet të shfrytëzohen të gjitha oportunitetet që krijojnë të dy administratat përkatëse, në thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat. Në këtë aspekt, theksoi Kryeministri, administratat e të dy vendeve do të punojnë për unifikimin e standardeve, eliminimin e barrierave, rritjen e investimeve të përbashkëta në fushën e infrastrukturës, të energjisë etj. Pajaziti e njohu gjithashtu Kryeministrin, me ecurinë e mirë të punimeve për avancimin e rrugës së kombit në territorin e Kosovës. Në këtë linjë Berisha theksoi se pas ndërtimit të rrugës së kombit, ndërtimit të rrugëve që lidhin të gjitha pikat kufitare me Kosovën, linjës së tensionit të lartë midis dy vendeve, e cila do të vendoset nën një drejtim të përbashkët, do të punohet edhe për ndërtimin në të ardhmen të linjës hekurudhore mes dy vendeve. a.y/NOA

Në foto: Kryeministri Berisha gjatë takimit me përfaqësues të Komisionit të Zhvillimit Ekonomik, Infrastrukturës, Tregtisë dhe Industrisë të Kuvendit të Kosovës

KOMENTE
  • Enco Grimaldi19:21 - 25 Tetor 2011
    Po e tha Berisha do behet,si gjithe te tjerat,por ky premtim pervec karakterit ekonomik,merr vlere me te madhe kombetare.