Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këtu është Vetëvendosja
English

Këtu është Vetëvendosja

Nga Armand Shkullaku Forca më e re politike në Kosovë ka marrë brenda një kohe të shkurtër rolin e protagonistes brenda opozitës. Lëvizja “Vetëvendosje” është e pamundur të mos prodhojë lajm çdo ditë. Brenda gjashtë muajsh ajo e ka thirrur dy herë në interpelancë Kryeministrin për Veriun, ka pushtuar faqet e gazetave dhe ekranet e televizioneve, është e pashmangshme në çdo debat politik dhe ka intensifikuar aksionet e diskutueshme në rrugë. Ndonëse maxhoranca ka tentuar ta shmangë një polarizim të situatës mes saj dhe VV, duke mos e konsideruar atë si forcën kryesore opozitare, lëvizja e Albin Kurtit ia ka dalë t’i imponohet skenës politike. Sot, Vetëvendosja është një faktor i pashmangshëm i debatit politik në Kosovë dhe pavarësisht ndjeshmërive që provokon radikalizmi i saj (ky është një fakt i pamohueshëm). Shpeshherë e paragjykuar se flaka e lëvizjes rebele do të shuhej me të kapërcyer portën e Kuvendit, VV po ia del që të shfrytëzojë në maksimum energjitë dhe idealizmin e anëtarëve të saj si dhe të përfitojë nga apatia e dy partive të tjera opozitare. Ngathtësia e AAK dhe LDK ka lënë një terren të lirë brenda të cilit Vetëvendosja është akomoduar shpejt dhe ka vendosur autoritetin e saj. Mosha, entuziazmi për të vepruar, dëshira për të qenë protagonistë dhe eksitimi që të shkakton një aventurë e re si politika, kontrastojnë fort me AAK dhe LDK, ku në pjesën më të madhe mbizotëron ngathtësia, rutina, konsumimi dhe velja me politikën. Për më tepër që nëse AAK vuan mungesën e Ramush Haradinajt dhe LDK po ndjen lëkundjet e para të pakënaqësive të brendshme, autoriteti i Kurtit në VV është i padiskutueshëm, duke i dhënë asaj një linjë të qartë drejtimi. Pavarësisht se edhe këto dy parti opozitare janë kundërshtare reale të qeverisë “Thaçi”, Vetëvendosja po imponohet si zëri kryesor opozitar. Por a është opozita e Vetëvendosjes opozita që i duhet Kosovës? Ky është një debat që sigurisht vë në peshore platformën politike dhe aksionet në terren të kësaj lëvizjeje, që një pjesë e mirë e opinionit i kundërshtojnë si radikale, konfliktuale dhe me pasoja për stabilitetin e vendit. Nga animi i peshores do të varet edhe pesha elektorale e Vetëvendosjes në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Përmbysja e kamionëve, domatet mbi Edita Tahirin apo fërshëllimat për Bajram Rexhepin nga njëra anë dhe akuzat e forta për qeverinë, qëndrimi ndaj dialogut me Beogradin dhe mënyra se si kërkohet të zgjidhet çështja e veriut, e dallojnë qëndrimin e Vetëvendosjes prej partive të tjera politike. Kjo opozitë agresive në të gjitha frontet, sigurisht që mund të shihet me rezerva në momentet delikate nëpër të cilat po kalon Kosova dhe të gjykohet si armiqësore për ithtarët e kompromiseve dhe zgjidhjeve nëpërmjet marrëveshjeve politike. Por, qëndrimi i VV në asnjë rast nuk mund të shërbejë si justifikim për pasivitetin e pjesës tjetër të opozitës. LDK është vërtet një parti opozitare e moderuar, që arriti një marrëveshje të zgjuar për të shmangur një krizë permanente politike, që ndahet me mënyrën se si VV bën opozitë dhe që e sheh partinë në pushtet jo si armike, por si rivale politike, por ama, kjo nuk ka përse ta pengojë atë të jetë më e angazhuar dhe më aktive në rolin e saj opozitar. Mefshtësia e forcës më të madhe opozitare dhe situata e ndezur politike, pa diskutim që shkojnë në favor të përpjekjeve entuziaste të Vetëvendosjes për të qenë protagonistja kryesore, për t’u shndërruar në anën tjetër të pushtetit, për t’u paraqitur si kundërshtarja reale e qeverisë së Hashim Thaçit. “Shikoni numrat se kush është më e fuqishme”, deklaroi dy ditë më parë shefi i grupit parlamentar të LDK, Ismet Beqiri, duke iu referuar krahasimit me Vetëvendosjen si fuqi opozitare. Mirëpo numrat, sigurisht, nuk janë gjithçka dhe këtë po e tregon çdo ditë VV duke u bërë pjesë e domosdoshme e debatit politik në vend. Tashmë kur kërkohet një ballafaqim me punët e qeverisë ose një përballje për çështje të ndjeshme si Veriu apo korrupsioni, gati automatikisht kërkohen përfaqësuesit e Vetëvendosjes, ndonëse nuk është partia e parë opozitare. Këtu duhet ta shohë problemin LDK, dhe jo të mbahet e kapur pas numrave. Numrat janë të lëvizshëm dhe duke parë vrullin e VV dhe prirjen e shoqërisë shqiptare drejt polarizimeve ekstreme, LDK mund të humbë rolin e të qenit një alternativë ndaj PDK. Edhe distancimi i ambasadorit Jean François Fitou apo përjashtimi i mëparshëm i ambasadorit Dell, në thelb nuk bëjnë gjë tjetër veçse e faktorizojnë Vetëvendosjen. Për më tepër kur partia nga zyra e së cilës Dell e bëri deklaratën, pasi nuk gjeti hapësirë tjetër si alternativë opozitare, u shkri në partinë e Albin Kurtit. Shumëkush mund të mendojë se opozita e Vetëvendosjes nuk është opozita që i duhet Kosovës, por Kosova, gjithsesi, ka nevojë për një opozitë. Këtë e ka kuptuar Vetëvendosja dhe prandaj ajo prodhon lajm çdo ditë dhe çdo ditë është në qendër të debatit politik. A do të përkthehet kjo edhe në një rritje të mundshme elektorale, kjo është sfida e VV dhe një provë për spektrin e moderuar të politikës kosovare. Gazeta "Panorama"

KOMENTE