Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studimi: Në 31 tetor, plot 7 miliardë njerëz në botë
English

Studimi: Në 31 tetor, plot 7 miliardë njerëz në botë

Nju Jork, 28 tetor, NOA – Në datën 31 tetor, do të jemi plot 7 miliardë njerëz në botë. Kjo shifër është parashikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, sipas të cilës, fëmija i cili do ta çojë në shtatë miliardë popullsinë e botës pritet që të lindë pikërisht në ditën e fundit të këtij muaji. Ndërsa parashikohet që të jemi plot 9 miliardë njerëz që banojnë në këtë planet deri në vitin 2050.

Sipas një analize të kryer nga demografët e Kombeve të Bashkuara, numri i qenieve njerëzore në tokë do të rritet në 10.100.000.000 deri në fund të shekullit, natyrisht, me kusht që normat aktuale të fertilitetit të vazhdojnë të mbeten në nivelet e vlerësuara.

U deshën 123 vjet që ky numër të rritet nga një miliard në vitin 1804, në dy miliardë në vitin 1927.

Ndërkaq, studimi demografik në fjalë tregon sesi për 40 vjet, në Azi do të vazhdojë të jetë e vendosur pak më pak se dy të tretat e popullsisë së botës; ndërsa Afrikë do të arrijë 24% e saj. Kontinenti i vjetër, do të ketë gjithnjë e më shumë të moshuar, ndërkohë që Amerika do të bjerë në popullsi me 12.7%. Pasojë do të jetë që në vitin 2050 do të zvogëlohet nga një pikë numerike raca e bardhë. Edhe pse trendi nuk është uniform në të gjithë Perëndimin. Në Amerikën e Veriut, për shembull, rritja e popullsisë do të jetë rreth 36%; 34% në Evropën Qendrore dhe në atë të Jugut 23%.

Studimi tregon gjithashtu se rritja e Evropës do jetë më e ulët sesa mesatarja botërore, edhe pse me dallime të mëdha në varësi të fusha të ndryshme. Në Evropën veriore do të rritet me 18%; 1% në jug; ndërsa në vendet ish-komuniste popullsia do të bjerë me 12%.

Jo rastësisht, janë statistikat aktuale që tregojnë se tashmë Kina është shteti më i populluar me 1 miliard dhe 346 milion njerëz. Kurse India zë vendin e dytë me 1 miliard 241.000.000; ndërsa Shtetet e Bashkuara do të ndalen në 311.000.000.

Por gjatë 39 viteve të ardhshme, harta e vendeve më të populluar do të ndryshojë ndjeshëm: India do t’i tejkalojë të gjitha; Kina do të bjerë në vendin e dytë dhe të tretët do të dalin vende si Nigeria etj.

Duke parë në listat e kontinenteve është gjithashtu zbuluar se jeton në Azi 60.4% e popullatës së Tokës; në Afrikë 15%; në Amerikë 13.5%; 10.6% jeton në Evropë dhe në Oqeani 0. 5%.

n.e/NOA

KOMENTE
  • matura 7821:48 - 28 Tetor 2011
    per 40 vjetet e fundit popullsia e Kines eshte rritur 840 milion ,kurse India 740 milion banore.oce me kjarte 60% e popullsise aktuale