Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lidhjet personale që kryejnë punë
English

Lidhjet personale që kryejnë punë

Nga Christopher Hill Vizitat shtetërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të liderëve të huaj shpesh bartin në vete një aromë të politikave të brendshme amerikane.

Vizita e muajit tetor e presidentit të Koresë së Jugut nuk ishte përjashtim i kësaj. Përveç takimeve në Shtëpinë e Bardhë, një darke zyrtare shtetërore, një dreke të madhe në dhomën e ballove “Ben Franklin” në Departamentin e Shtetit dhe thirrjet drejtuar liderëve të Kongresit, presidenti Lee Myung-bak iu adresua po ashtu një seance të përbashkët në Kongres.

I shoqëruar nga nikoqiri i tij, presidenti Barack Obama, Lee po ashtu udhëtoi edhe në zemër të Amerikës, për të vizituar një fabrikë veturash në Michigan.

Të gjithë këta elementë të protokollit diplomatik janë të njohur, por vizita e Lee-së bartte me vete edhe diçka më shumë: ishte po ashtu festim i një marrëdhënie që dy presidentët – dhe paraardhësit e tyre – kishin krijuar për ta shndërruar partneritetin Kore e Jugut - SHBA në njërin prej më të fuqishmit në botë, duke i bërë kështu rivalitet çdo marrëdhënie bilaterale që SHBA-ja ka në Evropë dhe diku tjetër.

Kur presidenti amerikan dhe ai i Koresë së Jugut u ulën së bashku, ata nuk diskutuan vetëm për Gadishullin Korean dhe Azinë Verilindore; gjithnjë e më shumë, diskutimet e tyre kapin karakterin dhe afrimin global. Shfaqja e këtij partneriteti, mbase më shumë se gjithçka tjetër, ka sinjalizuar zhvendosjen e pritur prej kohësh të SHBA-së nga një perspektivë atlantike në një tjetër më të balancuar të interesave në Paqësor.

Një test i mirë i qëndrueshmërisë së marrëdhënieve bilaterale, natyrisht, është ajo se sa gjatë mund të rezistojnë – dhe si u ka mbijetuar ndryshimeve në lidership. Në rastin e SHBA-së dhe Koresë së Jugut, marrëdhënia e forcuar gjatë administratës së një republikani, Gerorge W. Bush, është ruajtur edhe nga administrata e Obamas demokrat.

Ç’është po kaq e rëndësishme, marrëdhënia është thelluar me gjithë faktin se Koreja Jugore kishte dy qeveri ideologjikisht të ndryshme: ajo e majtistit Roh Moo-hyun, që punonte në mënyrë efektive me Bushin, dhe tash e djathtistit Lee, i cili ishte lidhur fillimisht me Bushin dhe, gjatë tre vjetëve të fundit, edhe me Obaman.

Ky partneritet përtej oqeanit Paqësor ka qenë një prioritet i rëndësishëm për të katër administratat. Rohu më ndryshe nuk ishte një person i lehtë për t’u njoftuar, por Bush këmbënguli, për shkak se e kuptoi se një marrëdhënie personale do të ishte esenciale për të ardhmen e aleancës Kore Jugore-SHBA.

Natyrisht, marrëdhëniet personale të liderëve ndërtohen në diçka më të thellë, dhe në rastin SHBA-Kore Jugore ka shumëçka për t’u ndërtuar, duke filluar nga një përzierje tradicionale e interesave reciproke dhe vlerave të ndara.

Nga perspektiva koreanojugore, në gjithë këtë punë kishte një tjetër përbërës (dhe po ashtu një koncept tepër i vjetër në marrëdhëniet ndërkombëtare): pushteti i largët.

Gjeografia dhe historia e Koresë Jugore nuk kanë qenë të mëshirshme për popullin – siç nuk ishin as fqinjët e tyre.

Deri në gjysmën e dytë të shekullit njëzet, kur Kina dhe Japonia nuk po e qëllonin njëra-tjetrën, ato shpesh renditeshin për të torturuar Korenë. Kjo dinamikë me shekuj e vjetër është ndryshuar në mënyrë dramatike nga arritja e SHBA-së në Gadishullin Korean.

Në fillim – ç’është e vërteta, për disa dekada – marrëdhënia nuk dukej dhe aq si partneritet. Koreja mbeti e njohur për pjesën më të madhe të publikut amerikan si një vend në luftë, edhe pse kishte shumë kohë që ishte bërë një republikë e suksesshme, me një ekonomi në lulëzim, prodhimet dhe markat e së cilës kishin nisur të hynin në tregjet botërore.

Për më tepër, Koreja Jugore i hapi tregjet e veta dhe mirëpriti prezencën ndërkombëtare. Për një shtet të njohur dikur si “mbretëri e vetmuar”, kjo gjë hyri në punë. Shumë amerikanë, të mësuar me importet dhe markat japoneze, përjetuan një ndjesi “deja vu” në fund të viteve ‘80, kur veturat e para koreane bënë “sfilatë” në tregun amerikan.

Marrëdhënia SHBA-Kore e Jugut nuk ka të bëjë vetëm me tregtinë, megjithatë. Lidhjet personale të liderëve të tyre po ashtu kanë shumë rëndësi.

Nëse marrëdhëniet shtet me shtet mund të lulëzojnë në të ardhmen, kjo do të varet, të paktën pjesërisht, në aftësinë e liderëve të ardhshëm për të bërë atë që Roh, Bush, Lee dhe Obama kanë bërë: të krijojnë një partneritet, e jo vetëm të kryejnë transaksione.

SHBA-ja do të ketë nevojë për më shumë partneritete të tilla në të ardhmen. Por ato kërkojnë kohë për t’u ndërtuar, dhe udhëtimet e jashtme të liderëve amerikanë jo domosdoshmërish i përshtaten popullit amerikan. Shumë shpesh, udhëtimet e kongresistëve në shtetet e largëta janë përcjellë me tallje, pas argumenteve të medieve se udhëtimi përfshinte një destinacion turistik, apo, edhe më keq, një ekskursion për shoping.

Së fundmi, Obama është detyruar të anulojë një vizitë jashtë për t’u përqendruar në krizat e brendshme. Dhe kur një president shkon jashtë vendit, shtypi amerikan shpesh kërkon që ai të sjellë me vete të mira të prekshme, në formën e marrëveshjeve eksporti, apo garanci të tjera – me pak fjalë, transaksione të mjaftueshme për të justifikuar shpenzimet.

Disa nga presidentët e fundit të Amerikës ia kanë dalë mirë që të krijojnë marrëdhënie personale me liderë të huaj. Është e vështirë të imagjinohet që George H. W. Bush mund të mblidhte një koalicion të Luftës së Gjirit pa marrëdhëniet personale që kishte krijuar gjatë shumë viteve, përpara asaj krize. Dhe, kur Iraku anonte kah muajt e paqartësive politike, ndërsa qeveria e re u formua në vitin 2010, nënpresidenti amerikan, Joseph Biden, ishte në gjendje të jepte një kontribut të jashtëzakonshme, falë gjashtë vizitave të tij në këtë vend gjatë viteve të mëparshme.

Pyetja është nëse presidentëve dhe nënpresidentëve të ardhshëm amerikanë do t’u jepen koha dhe hapësira e domosdoshme për të zhvilluar marrëdhënie të fuqishme personale me liderë të tjerë botërorë, nga të cilat politika efektive e jashtme varet. Botëkuptimi transaksional i marrëdhënieve ndërkombëtare, me gjithë kërkesën për kënaqësi të çastit, kërcënon të rrezikojë përpjekjet e tilla. Por, siç dëshmoi vizita e fundit e Lee-së në SHBA, nuk ekziston ndonjë zëvendësim për takimet ballë për ballë.

(Christopher R. Hill, një ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit për Azinë Lindore, ishte ambasador amerikan në Irak, Korenë e Jugut, Maqedoni dhe Poloni, i dërguar special i SHBA-së në Kosovë, negociator në marrëveshjen paqësore për Bosnjën në Dayton dhe kryenegociator amerikan me Korenë e Veriut në vitet 2005-2009. Ai tani është dekan i shkollës “Korbel” për studime ndërkombëtare, në Universitetin e Denverit)

KOMENTE