Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha-Ramës: Marksizmi nuk do të shëtisë më nëpër Shqipëri
English

Berisha-Ramës: Marksizmi nuk do të shëtisë më nëpër Shqipëri

Tiranë, 2 nëntor 2011, NOA / Irma Toptani – Kryeministri Berisha akuzoi Kryetarin e opozitës se tentativat e tij për dëmtimin e sistemit ekonomik dhe fiskal të Shqipërisë nuk janë gjë tjetër veçse alternativë mjerane për rikthimin e doktrinës marksiste, e cila rezultoi një sistem katastrofik.

Kryeministri ia kushtoi mbledhjen e sotme të qeverisë miratimit të kuadrit makro-ekonomik dhe fiskal dhe miratimit të pr/buxhetit afatmesëm 2012-2013.

“Ata që mendojnë të begatojnë vendin duke shkatërruar të pasurit, duke bllokuar privatizimet, partneritetin publik privat vetëm sa shpalosin alternativën marksiste, e cila u provua si një sistem katastrofal”, theksoi kryeministri Berisha.

E duke iu referuar taksimit sipas modelit amerikan, të cilën e propozoi si pjesë të programit të ri politik, shefi i opozitës Edi Rama, kryeministri Berisha paralajmëroi lidershipin socialist dhe mbështetësit e tij se alternativa marksiste do të mbetet vetëm në mendjet e ithtarëve të tij.

“Ata le të merren me Marksin po të duan, por i siguroj se Marksi do të mbetet në mendjet e tyre dhe nuk do të shëtisë më nëpër rrugët e Shqipërisë. Të dalësh sot me taksën progresive në një kohë kur bashkinë e falimentove duke rritur taksat dhe e dorëzove si një institucion të falimentuar në rrafshin fiskal, atëherë këtu del se çfarë mund t’i bëjnë Shqipërisë politikat marksiste”, tha kryeministri.

Shefi i qeverisë foli për krizën financiare me të cilën po përballet Evropa, duke theksuar se “Nuk mund të mohohet se Evropa nuk ka njohur ndoshta një krizë kaq të thellë të sistemit të borxheve, krizë, e cila nuk do mund të kapërcehet për një kohë të shkurtër. Jo absolutisht. Borxhet, po provohen tashmë si një tepri, se ato janë marrë dhe nuk janë investuar në ekonomi, infrastrukturë, teknologji për të rritur prodhimin, por janë shpërdoruar për qëllime hedonistike apo të tjera”, nënvizoi kryeministri.

Pas kësaj reference, shefi i qeverisë deklaroi se në Shqipëri ka ndodhur e kundërta nga vendet e tjera, pasi në kulmin e krizës së borxheve në botë, është rritur liria ekonomike, e cila siç tha ai, shkon paralel me rritjen më të madhe të investimeve të huaja në ekonominë e vendit, duke shënuar edhe rritjen më të madhe në të tërë rajonin e Ballkanit.

Zoti Berisha deklaroi se eksportet e mallrave shqiptare janë rritur me 320 mln dollarë, duke nënvizuar dorazi se prodhimet shqiptare preferohen nga tregjet e botës.

“Gjithnjë e më shumë prodhimet shqiptare po preferohen në tregjet e botës. Kjo shkon dora dorës me disa tregues të tjerë themelorë të funksionimit të një ekonomie, siç është përmirësimi i treguesit të kompetitivitetit të ekonomisë. Eksportet shqiptare janë dëshmia më e sigurtë e rritjes së prodhimit dhe e çojnë këtë rritje paralel me rritjen e lirisë ekonomike. Të dhënat janë mjaft inkurajuese”, u shpreh kryeministri.

Ai vlerësoi se në këtë rritje të eksporteve, në mënyrë të padiskutueshme, ka një rol shumë të madh krijimi i kushteve për lëvizjen e lirë brenda vendit dhe rregullave lehtësuese jashtë vendit për mallrat.

Kryeministri argumentoi gjithashtu se edhe leku shqiptar është një monedhë e qëndrueshme dhe po tregohet lek i vërtetë për shkak të besimit tek Shqipëria.

Duke iu rikthyer rishtas krizës në Evropë, shefi i qeverisë tha se ajo po shoqërohet me mosnjohje të detyrimeve, ulje pensionesh, shkurtime drastike, që kanë si synim përballimin e barrës së borxheve që bie mbi kurrizin e qytetarëve.

Në këtë suazë, shefi i ekzekutivit garantoi se “Qeveria shqiptare do të ndërmarrë çdo ditë reforma, pasi ne nuk kemi asnjë mekanizëm tjetër për t’i rezistuar krizës, përveç mbështetjes së biznesit”.

mit/NOA

KOMENTE