English

Ratomir Bozhoviq: Enver Zymberin nuk e vrava unë

Ratomir Bozhoviq nga Kosova, i cili dyshohet për vrasjen në Bërnjak të pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymber, mohoi të ketë pasur gisht në vrasjen e tij, por që për hir të familjes, i është dashur të strehohet.

"Nuk kam asnjë lidhje me vdekjen e Zymberit, por më duhet të strehohem për faktin se unë dhe familja ime jemi në shënjestër. Ka filluar sërish sezoni i gjuetisë mbi serbët, kurse unë duhet te jem një prej trofeve”, ka thënë Bozhoviq për të përditshmen serbe “Veçernje Novosti”, citon RFE.

Me kërkesë të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Bozhoviq dhe pesë serbë të tjerë, Dushan Jovanoviq, Radomir Kasalloviq, Radovan Radiq, Millovan Vlaskoviq dhe Sllobodan Vuçiniq, kërkohen nga Interpoli, për vrasjen e policit Enver Zymberi.

Bozhoviq nuk e ka mohuar faktin se ka organizuar serbët nëpër barrikada, por ka thënë se përballja me makinat e forcave speciale ROSU ka ndodhur ndryshe nga përshkrimet që janë paraqitur në opinion.

Enver Zymberi, nga Dubovci i Vushtrisë, është vrarë më 25 korrik në përballje me një grup serbësh të armatosur në veri, gjatë operacionit të forcave të rendit për të rimarrë kontrollin në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Ja kush janë 5 vrasësit e policit Enver Zymberi (FOTOT)

KOMENTE