Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 10 nëntor 2011
English

Parashikimi i motit për 10 nëntor 2011

Tiranë, 9 nëntor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, për sa i përket vendit tonë, dita do të nisë me kthjellime në pjesën më të madhe të tij përjashtuar jugperëndimin e vendit ku do të ketë shtim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë shira të dobët dhe të izoluar. Mesdita do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh në veri dhe qendër duke lënë zonat jugore me vranësira të dendura dhe shira me intensitet të ulët. Në mbrëmje dhe gjatë natës vranësirat dhe shirat e dobët do të zhvendosen vetëm në juglindje të territorit.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes por mesdita do të sjellë rënie të lehtë të temperaturave në vend.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe det me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim jugperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Europa

Edhe nesër, Europa Jugperëndimore dhe Ishujt Britanike do të mbeten nga vranësira dhe reshje të dendura shiu. Situatë kjo e ndikuar nga një qendër me presion të ulët atmosferik e vendosur mbi Ishujt Britanike si edhe një fronti të ftohtë me shtrirje nga Spanja deri në Britani. Po ashtu një pjesë e Europës Qendrore si edhe Mesdheu do të dominohen nga vranësira dhe shira të dobët por në këto zona nuk do të mungojnë edhe kthjellimet e herë pas hershme. Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të karakterizohet nga moti i qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominuese.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ishujt Britanike rrezikohen nga rrebeshe shiu dhe stuhi ere

- Spanja do të mbetet me stuhi të forta ere dhe dallgë të larta

- Franca alarmon për shira të konsiderueshëm dhe rënie të temperaturave

a.y/NOA

KOMENTE