Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha merr çmim në Tetovë: Ju rrëfej një sekret timin
English

Berisha merr çmim në Tetovë: Ju rrëfej një sekret timin

Tetovë, 9 Nëntor 2011 NOA/ Zulejha Ramadani - Në mbyllje të vizitës së tij njëditore në Maqedoni, Kryeministri Berisha vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Kryeministri Berisha u prit nga rektori z. Zamir Dika, nga drejtori i Institutit për Demokraci dhe Zhvillim, z. Veton Latifi, si dhe drejtues të tjerë të këtij universiteti.

një ceremoni të veçantë, Kryeministrit Berisha iu dha Çmimi Tradicional për Lidership, nga Instituti për Demokraci dhe Zhvillim.

Në emër të këtij Instituti, Veton Latifi i dorëzoi Kryeministrit Berisha çmimin me motivacionin “Për Lidership të suksesshëm në promovimin, zhvillimin dhe mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri, për udhëheqjen e reformave demokratike dhe sukseset në integrimin euroatlantik të vendit, si dhe rolin e tij në rajonin e Ballkanit”.

Ky çmim i jepet personaliteteve të spikatura publike, të cilët vlerësohen të kenë shfaqur rezultate të jashtëzakonshme dhe përpjekje të theksuara në konsolidimin demokratik, procesin reformues dhe procesin e integrimeve. Së fundi, ky çmim iu dha Zv/ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën Lindore, ambasadorit Philip T. Reeker.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Berisha pohoi se ishte shumë i prekur nga pritja e ngrohtë. Themeluar dhjetë vjet më parë, universiteti mban emrin e një evropiani të shquar Max van Der Stoe), të cilin Berisha tha se “unë pata fatin dhe privilegjin ta takoj rreth trembëdhjetë herë në karrierën time politike” dhe shtoi: “Ai ishte një mik i madh i shqiptarëve, një mik i madh i pakicave kudo në Ballkan. Në Shqipëri ai punoi për pakicat. Ishte një evropian i shquar dhe emri i tij i bën nder çdo universiteti në vendet tona. Juve ju takoi nderi më i madh të keni këtë emër sot”. Duke iu drejtuar studentëve, kryeministri tha: “Ne shqiptarët, për rrethana të caktuara, kemi dhe universitetet më të reja të Evropës. Ndaj dhe nevoja jonë është jetike për universitetet, për sa më shumë universitete, për sa më shumë studente dhe studentë që mësojnë në to, për cilësinë më të lartë të këtyre universiteteve”.

Teksa pohoi se ndihej “jashtëzakonisht i vlerësuar që më nderoni me këtë titull”, Berisha tha se donte të rrëfente “një sekret timin”, duke detajuar:

“Shumë shpesh në jetën time e ndjej veten jo lider, por të udhëhequr nga të tjerët, të udhëhequr nga studentët. Dhe ky është rregulli. Askush nuk mund të udhëheqë në qoftë se nuk pranon të udhëhiqet. Askush nuk mund të frymëzojë, në qoftë se nuk pranon dhe nuk kërkon të frymëzohet. Askund nuk mund të gjesh burim frymëzimi më të fuqishëm se universitetet e vendit tënd. Unë do t’ju garantoj ju se do të bëj gjithçka për ta merituar këtë nderim që më bëtë. Do të bëj gjithçka që ju të zgjeroni dhe intensifikon bashkëpunimin me të gjitha universitetet e Shqipërisë. Në interesin më të mirë të bëjmë gjithçka që së bashku, në Tetovë, në Prishtinë dhe kudo ku janë universitetet shqiptare, të rrisim cilësinë. Është jetike kjo që keni bërë ju. Sot kemi në tërësi rreth 30 mijë studentë të shqiptarëve të Maqedonisë. Kaq dhe më shumë duhet. Në Shqipëri kishim shumë pak. Pesë vite më parë kishim 52 mijë studentë, sot kemi 138 mijë dhe 150 mijë do të kemi. Sikundër, unë e kam shprehur dhe në Tiranë, por do ta shpreh edhe këtu, për secilin prej jush, të dashur studente dhe studentë, që do të aplikojë në një nga 15 universitetet më të mira në botë qeveria shqiptare do t’ju garantojë financimin për studime në të. Do ta bëjmë këtë për studentët shqiptarë në Shqipëri, për studentët shqiptarë në Maqedoni, në diasporë, në Kosovë dhe kudo që ndodhen”.

z.r/NOA

KOMENTE