English

Kapet i shumëkërkuari, akuzë për vrasje të trefishtë

Tiranë, 24 nëntor 2011, NOA - Kapet në Tiranë një person në kërkim ndërkombëtar i dënuar nga Gjykata e Italise me 20 vjet burgim për vrasje me dashje Strukturat e Hetimit të Policisë së Kryeqytetit, arrestuan sot të shumë kërkuarin për vrasje me dashje, Ardian Nurcellari (Ostrovica), 45 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë. Kapja e tij u realizua mesditën e sotme në afërsi të Mbikalimit të Kamzës, në ambjentet e një lokali në Tiranë. 45 Vjeçari, dyshohet se në vitin 2000 ka kryer një vrasje të trefishtë në qytetin Luccas të Italisë. Ndërkohë në ngarkim të tij, Gjykata e Luccas Itali me vendim të datës 18 Janar 2011, e ka dënuar në mungesë me 20 vjet burgim për konsumim të veprave penale të Vrasjes me dashje dhe Largim nga vendi i aksidentit. a.q/NOA

KOMENTE