Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jahjaga: Sulmi ndaj KFOR do dënohet me ligj
English

Jahjaga: Sulmi ndaj KFOR do dënohet me ligj

Prishtinë, 24 nëntor 2011, NOA- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka dënuar sulmin e mbrëmjes së djeshme nga një grup i qytetarëve, në veri të vendit nga strukturat kriminale, mbi pjesëtarët e KFOR-it në fshatin Rudarë të komunës së Zveçanit.

Në deklaratën e kryetares së shtetit të Kosovës, thuhet se aktet e tilla të dhunës janë të patolerueshme dhe nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit.

“Këto akte do të marrin përgjigje ligjore sepse askush nuk mund të bllokojë dhe të pengojë lëvizjen e lirë të qytetarëve, një vlerë kjo e demokracisë. Sulmi ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, që kanë ardhur me mision paqësor në Republikën e Kosovës, është një akt i shëmtuar që gjykohet nga të gjithë qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

Për këtë rast Jahjaga, pati sot një bisedë telefonike me komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralin Erhard Drews, të cilit i shprehu indinjatën e saj për incidentin e ndodhur mbrëmë dhe për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it, me ç’rast u lënduan 21 pjesëtarë të forcës paqeruajtëse në Kosovë.

Presidentja e vendit i shprehu gjeneralit Drews konsideratat më të larta të saj dhe të popullit të Kosovës për misionin human dhe të përgjegjshëm të KFOR-it në Kosovë për sundim të ligjit dhe parandalim të akteve të dhunës dhe për krijimin e kushteve për lëvizje të lirë të të gjithë qytetarëve dhe të mallrave në gjithë territorin e Kosovës.

a.y/NOA

KOMENTE