Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 28 nëntor 2011
English

Parashikimi i motit për 28 nëntor 2011

Tiranë, 27 nëntor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, edhe nesër vendi ynë do të mbetet në kushte të motit të qëndrueshëm. Moti i kthjellët do të dominojë që në orët e para të mëngjesit në të gjithë territorin por duke ju afruar orëve të mesditës do të ketë kalime vranësirash të lehta nëpër territor, më të theksuara në zonat malore veriore.

Pjesa e dytë e ditës nuk do të sjellë ndryshim të situatës meteorologjike. Duke bërë që kthjellimet të dominojnë në zonat e ulëta dhe ato bregdetare ndërsa kthjellime dhe vranësira të lehta dhe kalimtare do të ketë në zonat malore të vendit. Në këto kushte atmosferike do të mbetemi edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në vlerat minimale duke e bërë mëngjesin më të ftohtë. Temperaturat më të ulëta do të jenë në juglindje të vendit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h ndërsa drejtimi i saj do të jetë Perëndimor. Kjo shpejtësi e erës do të bëjë që në brigjet detare dallgëzimi të jetë i ulët.

Europa

Nesër, pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të karakterizohet nga kushtet e motit të qëndrueshëm pasi kthjellimet do të dominojnë në këto rajone. Në këto kushte do të ndodhet një pjesë e Europës Lindore, Europa Qendrore, Jugperëndimore dhe Rajoni i Mesdheut ndërsa me mot të paqëndrueshëm do të mbetet Europa Perëndimore dhe ajo Verilindore. Në Rusi dhe në vendet Nordike do të ketë edhe gjatë ditës së nesërme dëborë të dendur si dhe stuhi të forta ere ku më problematike do të paraqitet situata në veri të këtyre vendeve. Gjithashtu me vranësira dhe reshje të konsiderueshme shiu do të mbeten ishujt Britanike sidomos Irlanda ku reshjet e shiut dhe të dëborës do të bien me intensitet të lartë. Vendet e Europës Qendrore do të rrezikohen nga mjegulla e dendur gjatë natës e cila do të largohet gradualisht në orët e para të mëngjesit.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Vendet Nordike do të mbeten me dëborë të dendur dhe stuhi të forta ere

- Ishujt britanike do të mbeten me shira të konsiderueshme

- Rusia do të rrezikohet për dëborë të dendur dhe erë të fortë

a.y/NOA

KOMENTE