Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Perspektika evropiane e Serbisë, e vështirë pas incidenteve në Kosovë
English

Perspektika evropiane e Serbisë, e vështirë pas incidenteve në Kosovë

Berlin, 1 Dhjetor 2011 - Pas dhunës së demonstruesve serbë kundër ushtarëve të NATO-s në Kosovë, afrimi i Serbisë me Bashkimin Evropian po bëhet gjithnjë e më i pasigurt.

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle sheh në sulmet e demonstruesve serbë në veri të Kosovës, një rrezik për dëshirën e Serbisë për t'u bërë kandidat anëtarësimi në BE.

"Incidentet që kemi parë në veri të Kosovës, me siguri do të jenë pjesë e konsultimeve dhe nuk e bëjnë aspak më të lehtë perspektivën evropiane të Serbisë, të cilën unë e mbështes.

Sulmet ndaj Kfor-it janë "një situatë shumë serioze (...)", deklaroi më tej ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle i cituar sot nga radio DW.

Edhe ministri i Jashtëm i Austrisë Michael Spindelegger kërkoi të enjten në Bruksel dënimin e autorëve të akteve të dhunës: "Ky është kusht për çdo hap tjetër përpara", tha Spindelegger.

Lidhur me datën e planifikuar për dhënien e statusit të kandidatit, ministri i Jashtëm austriak thotë: "Do të shohin, ne kemi rezerva tani pas këtyre ngjarjeve."

KOMENTE