Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Feith: BE do t’i kërkojë Serbisë të zhdukë strukturat paralele
English

Feith: BE do t’i kërkojë Serbisë të zhdukë strukturat paralele

Prishtinë, 14 dhjetor 2011, NOA – Përfaqësuesi ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith deklaroi sot se kushti që vendet e BE-së do t’i vendosin Serbisë për marrjen e statusit të kandidatit është shkrirja e strukturave paralele brenda territorit të Kosovës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

“Bashkimi Evropian do të insistojë që prania paralele e policisë dhe strukturave administrative të sigurisë duhet të hiqet para vendimit për dhënien e statusit kandidat”, deklaroi Feith, për gazetarët serbë në Kosovë, bën me dije RTK.

Sipas tij tri kërkesave të Bashkimit Evropian, si: përfaqësimi i Kosovës në konferencat rajonale, lëvizja e lirë për KFOR-in, EULEX-in dhe qytetarët pa dallim, si dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut teknik, mund t’i shtohet edhe kërkesa për shkrirjen e strukturave paralele.

Feith nënvizon se si Prishtina dhe serbët e veriut duhet të vendosin kontaktet për të zgjidhur situatën në veri, e për këtë thotë faith, duhet që Qeveria e Kosovës të emërojë një koordiantor, që të ndjekë këtë process.

Por, Feith bëri me dije se situata në veri të Kosovës vështirësohet edhe më pasi atje ka hedhur rrënjë krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Feith apelon që zgjidhja e çështjes të bëhet pa dhunë, pa ndarje të Kosovës dhe me tejkalim të status quo-së, me qëllim që situata të mos i ngjajë një konflikti të ngrirë e pa zgjidhje.

Përfaqësuesi ndërkombëtar në Kosovë tha se procesi i zgjidhjes së situatës në veri të Kosovës mund të vijojë paralelisht me dialogun teknik Prishtinë-Beograd me ndërmjetësimin e BE-së, në Bruksel.

mit/NOA

KOMENTE