Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Rama duhet të pendohet për rrugën Durrës-Kukës
English

Berisha: Rama duhet të pendohet për rrugën Durrës-Kukës

Tiranë, 16 dhjetor 2011, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se qëndrim i Partisë Socialiste dhe kreut të PS-së kundër ndërtimit të Rrugës së Kombit, që lidh Shqipërinë me Kosovën do të mbetet një nga momentet më absurde për Partinë Socialiste.

Ai u shpreh se në mënyrë të pavetdijëshme, Rama u “bë pjesë e atyre lobeve që luftuan me të gjitha mjetet për të mos u ndërtuar rruga”. Ai shtoi se “Rruga u ndërtua në trajektoren më të shkurtër, natyrisht që është e kushtueshme. A ka të drejtë Rama të pendohet? Sigurisht që po, gabimi është njerëzor”, tha Berisha. Deklarata e kreut të qeverisë u bë gjatë takimit me në grup studentësh nga Kosova. Takimi në formën e bashkëbisedimit po zhvillohet në Kryeministri.

Një pjesë e rëndësishme e fjalës së Kryeministrit është lidhur me qëndrimin e opozitës ndaj Rrugës së Kombit, zgjedhjeve dhe integrimit në Bashkimit Europian. “Rama pësoi humbje të katër fishtë personale në Tiranë, tha Berisha duke folur për zgjedhjet.

a.k/NOA

KOMENTE
  • Enco Grimaldi13:07 - 16 Dhjetor 2011
    nuk behet kollaj pishmend,vetem po ti jepni koken tuaj borxh,ndryshe, me ate qe ka as mos e mendo nje gjest te tille