Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama për Krishtlindje në shtëpinë e Aleks Nikës
English

Edi Rama për Krishtlindje në shtëpinë e Aleks Nikës

Lezhë, 25 dhjetor 2011, NOA – Pas festimit të Krishtlindjes në qytetin e Korçës bashkë me bashkëshorten Linda dhe dy fëmijët, Gregor dhe Rea, lideri i opozitës Edi Rama udhëtoi drejt qytetit të Lezhës ku ka vizituar në ditën e shenjtë të lindjes së Krishtit, familjen e Aleks Nikës, njërit prej demonstruesve të vrarë në demonstratën e opozitës në 21 janar, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Kryetari i opozitës e ka komentuar këtë vizitë në faqen e tij personale në rrjetin social Twitter ku rrëfen se familja e Aleks Nikës pret që shteti të vërë në vend drejtësinë e munguar, ndërsa e bija e tij pret për çdo ditë kthimin e pamundur në shtëpi të të atit të saj.

“Për Krishtlindjet në shtëpinë e Aleks Nikës, ku të rriturit presin drejtësi për vrasjen, ndërsa Amelia 4 vjeçe pyet përditë, a do të vijë babi sot?”, komenton Edi RamaTwitter.

Të shtunën, në vigjilje të Krishtlindjes, shefi i selisë rozë vizitoi familjen e Hekuran Dedës, nga Dibra e Peshkopisë, i cili ishte një nga katër viktimat e demonstratës së 21 janarit, i vrarë pranë ndërtesës së kryeministrisë bashkë me Ziver Veizin nga Gjirokastra, Faik Myrtaj nga Fieri dhe Aleks Nikën nga Lezha.

mit/NOA

Në foto: Pamje nga demonstrata paqësore dhe homazhet kushtuar viktimave të 21 janarit

KOMENTE