Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
A ishte ambasadori i Kosovës në Washington z. Avni Spahiu bashkëpunetor i UDB-së apo populli ishte bashkëpunëtorë i UDB-së dhe z. Spahiu ishte patriot?
English

A ishte ambasadori i Kosovës në Washington z. Avni Spahiu bashkëpunetor i UDB-së apo populli ishte bashkëpunëtorë i UDB-së dhe z. Spahiu ishte patriot?

nga Qazim Doda - New York

Njeriu i padëshiruar
Një dekadë pas çlirimit të Kosovës, dikujt akoma nuk po largohet nostalgjia për Jugosllavine e Titos. Kjo po shprehet haptazi me veprimet e politikës se jashtme të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova përfaqësohet nga një ish shërbyes i interesave jugosllave dhe kjo po reflekton në pa-aftësinë e politikës së jashtme të Kosovës.

Tash duhet të kuptohet realiteti i ri që është krijuar në Kosovë, pra një liri e plotë dhe një gjysëm-pavarësi, por e drejta e vetëqeverisjes është e garantuar edhe me kushtetutë.

Me popullin e Kosovës mund të luhet shumë lehtë, sepse mungesa e transparencës i bën diplomatët që të luajnë çfarëdo loje dhe të mos ngacmohen nga populli. Edhe pse shkoi një dekadë nga çlirimi i vendit, populli akoma është nën mjegullën e politikës së dirigjuar nga jashtë, përzgjedhja e diplomatëve deri tani u bë ne bazë te interesave të klaneve politike.

Parashtrohet pyetja se si ka mundësi që një njeri i cili ka punuar kundër interesave të atij populli për disa dekada, tani të përfaqësoj po atë popull të cilin e urrente aq shumë.
Shqiptarët e Amerikës janë të indinjuar thellë me përzgjedhjen që e bënë institucionet e kosovës ku përfaqësues zgjodhën z.Avni Spahiu.
Z. Spahiu kishte harruar se pikërisht kundër shqiptarëve të amerikës kishte hargjuar shumë energji duke raportuar për veprimtarinë e tyre anti-jugosllave apo siq i quante ai armiqësore.
Kur dikujt i thua armik atëhere vet karakteri njerëzor nuk duhet të lejoj që të insistosh për të përfaqësuar interesat e tij, por është shumë interesante se dikush e zgjodhi këtë njeri për t’i përfaqësuar pikërisht këta njerëz që i kishte pasur armiq për dekada me radhë.

Artikulli që la plagë në komunitetin shqiptarë të amerikës

Në një raport të tij i cili ishte botuar në të përditshmen “ RILINDJA” e datës 18. Janar 1984, tejet jo-profesional z. Spahiu kishte shkruar për një demonstratë të komunitetit shqiptaro-amerikan që ishte organizuar për të ngritur zërin kundër robërisë së Kosovës i cili në titull shkruante:” Armiku-me parulla të njohura,” duke vazhduar me nëntitull-“ Ekstremistë nga mërgata armiqësore shqiptare sulmuan dy reporterë të TV Beogradid.”
Organizatorët e asaj demonstrate reagojnë pas një çerek shekulli

Autori i këtij shkrimi atëhere shërbente përpos punëve të fshehta edhe si një korrespondent i përhershëm i gazetës “RILINDJA” e cila shpërndahej më mijera ekzemplarë anembanë botës. Për pa-aftësinë e këtij reporteri nuk duhet të komentohet shumë sepse duhet te kihet parasysh edukimi i tij që nuk ka pasur të bëjë asgjë me gazetarinë dhe ka shërbyer ndoshta vetëm pse ka pasur dhunti për gazetari, mirëpo nuk lejohet në asnjë mënyrë që të etiketohet dikush si armik vetëm pse kërkohet liri për një popull të robëruar.
Në atë raport z. Spahiu vazhdon duke e minimizuar numrin e demonstrueve nga 2,500 veta në 150-200 pjesmarrës duke vijuar më poshtë: Demonstruesit brohoritën parullat e njohura armiqësore- Kosova republikë-, -Kosova e lirë-, e të tjera.”
Ndue Palok Camaj, njëri nga përgjegjësit për sigurinë e asaj demonstrate
Me 17 Janar 1984 në demonstratën e organizuar nga klubi “Jusuf Gërvalla” kemi qenë mbi 2500 pjesmarrës në shenjë solidarizimi me kërkesat e drejta të popullit shqiptarë nën Jugosllavi. Ishte dy vjetori i vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, poashtu atë javë heroikisht kishin rënë në luftë me hordhitë serbe Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala. Demostrata ishte solidarizim i plotë me kërkesat legjitime të popullit shqiptarë në Kosovë.
Gjatë demonstratës vërejtëm një grup prej tre vetash të cilët na filmonin pa lejen tonë. Së bashku me disa bashkëatdhetarë të tjerë ishim caktuar që të merreshim me sigurimin dhe mbarëvajtjen e demonstrates. Ne siguronim që në radhët e demonstruesve të mos infiltroheshin elemente të UDB-së. Unë dhe Prel Caku-Camaj iu afruam atyre tre njerëzve të pa-njohur dhe pasi i legjitimuam kërkuam nga ata që të mos filmojnë, ata na khyen përgjigjen e tyre duke na folur serbisht se nuk ndalin punën e tyre dhe kërkuan ndihmë nga policia amerikane që e vëzhgonte demonstratën, edhe nga policia amerikane morrën përgjigje negative se nuk do të kenë ndonjë përkrahje. Me të kuptuar se ata tre ishin gazetar nga Beogradi siq u paraqitën tek policia ne ua konfiskuam kasetën që kishin filmuar dhe dhe si kundërpërgjigje ndaj rezistencës së tyre ne ua thyem kameren . Njëri prej tyre shkoi prapë tek policia dhe kërkoi ndihmë por prapë u injorua sepse unë ua bëra me dije policëve se ne nuk lejojmë filmime pasiqë UDB-ja i persekutonte familjet e atyre shqiptarëve që ngrehnin zërin kundër pushtimit të Kosovës. Personi që kërkoi ndihmë nga policia që të shpëtohen kolegët e tij Goran Musiç dhe Goran Miliç kishte qenë një shqiptar dhe quhej Avni Spahiu.
E ndiejmë veten tepër të irrituar si unë ashtu edhe mbarë bashkëkombasit e mi të cilët që nga viti 1981 e deri me 1999 organizuam me qindra demonstrata dhe greva anembanë Amerikës, ndihmuam materialisht dhe me në fund edhe me ushtarë dhe me mjete të nevojshme për luftën çlirimtare. E tash po ai vend të cilin e deshëm dhe vazhdojmë ta duam aq shumë të na dërgojë një përfaqësues i cili kishte ndjellur urrejtje aq shumë kundër nesh nuk mund të quhet ndryshe përpos nënçmim i mërgatës shqiptare në amerikë.

Shpresoj se populli dhe institucionet e Kosovës do të korrigjojnë këtë lajthitje sepse ai vend nuk e meriton që të përfaqësohet nga njeriu që ka hedhur baltë mbi gjakun e dëshmorëve tanë.

Ahmet Zherka, njëri ndër udhëheqësit e demonstratës

Demostrata ishte e organizuar nga klubi “Jusuf Gërvalla” dhe promotor i saj ishte Radio “Zëri i Malcisë,” me pleq e të rinjë iu pëgjigjën kushtrimit sepse ishte për lirinë e Kosovës. Në shenjë proteste për vrasjen e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës që kishte ndodhur ato ditë dhe dhunës që ushtrohej mbi popullin e pushtuar të Kosovës ne filluam të jemi edhe më agresiv ndaj Jugosllavëve siq ndodhi edhe me rrahjen e gazetarëve të tyre e pastaj edhe thyerjen e xhamave të konsullatës Jugosllave, pra çfarëdo që na vinte për dore e bënim kundër tyre ndaj të cilëve edhe sot e mbaj akoma të gjallë urrejtjen e madhe.

Një njeri që e ka ndërgjegjen e pastërt nuk mundet t’i ketë dy bindje për një të vërtetë, përderisa ne ma ka quajtur armiq, ne duhet të mbesim armiq për të. Ai njeri do të ishte dashur t’u kërkonte të falur shqiptarëve të amerikës sepse ky komunitet ka dhënë një kontribut të pa shembullt në sensibilizimin e Çështjes së Kosovës në të gjitha instancat e qeverisë amerikane dhe fitoi përkrahje të pa-rezervë në luftën për çlirimin e Kosovës.

Mirënjohja e gabuar dhe ballafaqimi i Avni Spahiut me të kaluarën
Pikërisht me 17 shkurt 2009 në City Hall (bashkinë) në New York, nga një grup njerëzish që nu kishin aftësi të kuptonin se cfarë janë duke bërë, z.Avni Spahiut iu dha një mirënjohje për kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës, çfarë falsifikimi i historisë që na e bën të ndjehemi të turpëruar para të tjerëve.
Z. Spahiu u pyet nëse ka mundësi të jepte ndonjë koment rreth veprimtarisë se tij kundër mërgatës shqiptare të amerikës e si argument iu dhurua një kopje e artikullit të cilin e kishte shkruar vetë ai, por përgjigja e tij tregon se ai nuk ka të ndalur duke e sharë këtë komunitet edhe njëhere me fjalët më të ndyera që nuk i takon një diplomati t’i përdorë në fjalorin e vet.
Atij iu ofrua poashtu një mundësi që të kërkonte falje publike për veprimtarine e tij antishqiptare duke u arsyetuar se ka qenë i detyruar të bëjë veprime të tilla, por ai në asnjë mënyrë nuk pranoi të kërkonte falje duke vazhduar me nënçmim te papërshkruar.
Shqiptarët e amerikës kanë dhënë një kontribut të çmueshëm në sensibilizimin e faktorit ndërkombëtar për situatën në Kosovë, ata po ashtu e kanë ndihmuar ekonomikisht dhe gjatë luftës edhe me armatim dhe ushtarë.
I bie prap përgjegjësia atij klani që e ka emëruar këtë njeri dhe nuk e ka marrë parasyshë të kalaurën e tij. Artikulli i z. Spahiu kishte pasur aq shumë influencë derisa edhe Kryesia e KK të LSPP të Kosovës një javë më vonë kishte mbajtur mbledhje enkas për ta dënuar veprimtarinë armiqësore të emigracionit shqiptarë në SHBA.

Zgjidhje e turpit
Nëse merret parasyshë se Kosova duhet të përfaqësohet nga një intelektual, atëhere duhet parë realiteti dhe të dergohet ndonjë intelektual i mirëfilltë, poashtu nëse merret parasysh atdhedashuria atëhere nuk mund të diskutohet për një njeri të tillë i cili tërë dashurinë e tij e kishte harxhuar për ata që e mbanin Kosovën të robëruar, pra përgjegjësia e klanit që e ka emëruar është shumë e madhe dhe duhet të përdoret çdo mundësi për të përmirësuar këtë gabim.

KOMENTE
  • Laki23:44 - 08 Janar 2012
    Avni Spahin te gjith ne Kosov e sidomos ata qe e njohin e njohin si UDBASH (SHPIJUN) dhe une personalisht jam mbetur me gojen hapur kur ekam par emrin e ti si Ambasador ne Amerik. dhe po shihen edhe rezultatet e tina se aj nuk punon ne te mir te Kosoves po ne te mir te Serrbis, ka edhe Udbasha tjer qe priten te emrohen ambasador dhe jan ne listen e ngusht si : Azem Vllasi me shok. po mos u quditni ju Amerikan-shqiptar se keta qe i emrojn jan bashkpuntor te tyre dhe per mja mbulu veti te zezat duhet te shperblesh koleget per ndryshe te QESIN... ZOTI NA NDIHMOFT. dhe ju Shqiptar ne Amerik mos pritni qe Kosova tjav ndrroj Ambasadorin veq kur ti del afati po ju ngritnu dhe nxirrne jasht zhag e niqne per Beograd.
  • Rexhep Latifi 21:25 - 08 Janar 2012
    Po qe se dini me saktesi,ateher pyetni vojvoda Taqin dhe PDSH-ne se shoke i kan UDBA-shat edhe bile edhe sot ne Beograd i kan shoqerine.
  • geri19:53 - 08 Janar 2012
    une nuk e di se si eshte e verteta por nese eshte keshtu siç pershkruhet atehere qeveria e kosoves duhet t'i shpjegoje popullit trim kosovar se cilat ishin aresyet qe vendosen te emerojne si perfaqesues nje njeri te tille.mirepo duke u nisur nga fakti se kosova eshte kthyer ne nje zone protektorat i USA, ma merr mendja se shume pak mund te behet per te ndrequr kete veprim te gabuar.